Barnat e rimbursueshme, nis aplimimi i 10 përqindëshit

Për herë të parë, në listat e barnave të rimbursueshme do të aplikohet 10 % i tatimit mbi vlerën e shtuar. Kjo sjellë dhe shtrenjtimin e importit të ilaçeve. Por në këtë rast, nuk do të jetë në kurriz të qytetarëve por do të jetë Instituti i Sigurimve të Kujdesit Shëndetësor nëpërmjet një fondi të veçantë që do të mbuloj këtë shpenzim. Listimi i barnave të rimbursueshëm është në duar të farmacistëve dhe mjekëve që nga 1 korriku. Arjan Jaupllari, drejtori i urdhërit të farmacistëve thotë se kjo listë përmban 11 alternativa të reja, formë-doza barnash që trajtojnë sëmundje kronike.
Në total lista e barnave të rimbursueshme përmban 420 barna, nga 409 që ishte në vitin 2010.
Nga lista, kategoria e pensionistëve, invalidëve, pacientëve me sëmundje të rënda si kanceri apo tuberkulozi marrin rimbursim 100 % të këtyre barnave. Lista e barnave të rimbursueshme përfshin disa lloje ilaçesh, nga më të lirat deri tek ato që konsiderohen me një çmim të kripur për xhepat e qytetarëve shqiptar.