Del baby Range Rover por janë shitur të gjitha që tani
Makina e parë baby Range Rover ka dalë sot nga linja e prodhimit, por që tani janë shitur të gjitha makinat që do prodhohen për një vit.
Range Rover Evoque, që pritet të bëhet makina më e nxehtë për vitin 2011, ka marrë plot 18 mijë porosi nga mbarë bota, aq sa ishte planifikuar të prodhoheshin në vitin e parë pas një investimi prej 2 miliard sterlinash.
