E Diel, 1 Nëntor 2026

E dashura tenton ta nxjerrë nga burgu me valixhe

Zakonisht kur shohim filma, arratisjet nga burgu përfshijnë ndonjë tunel.

Por për të burgosurin meksikan Juan Ramirez Tijerina, plani i arratisjes ka qenë ndryshe. Ai kishte në plan të dilte jashtë i futur në një valixhe. Por plani i tij nuk ka funksionuar pasi gardianët e kanë pikasur. Një zëdhënës i policisë tha se kishte ndaluar 19 vjeçaren Maria Arjona, e dashura e të burgosurit, që kishte valixhen e fryrë dhe dukej shumë nervoze. Kur hapën valixhen, ata gjetën të burgosurin të mbledhur në formën e një fetusi. Ramirez është dënuar me 20 vite burg për armëmbajtje pa leje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›