E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedi, kopësht fëmijësh ku nuk ekziston ai dhe ajo

Në Stokholm të Suedisë është hapur një kopësht i çuditshëm, ku fëmijët nuk duhet ta përcaktojnë njëri-tjeterin si djalë apo vajzë, por thjesht si miq. Në këtë kopësht, që quhet Egalia, përcaktimet ai dhe ajo janë të ndaluara. Kopështi, i frymëzuar nga lëvizjet që mbështesin komunitetin gay, jo vetëm që nuk lejohen dallimet seksuale, por edhe historitë tregohen në një mënyrë tjetër. Librat në këtë kopësht tregojnë për çifte homoseksualësh, prindër single dhe fëmijë të adoptuar. Një prej historive në librat e këtij kopështi bën fjalë për dashurinë e dy xhirafave meshkuj, që janë të trishtuar pse nuk mund të kenë fëmijë dhe për këtë arsye vendosin që të adoptojnë një fëmijë. Nuk dihet si do pritet ky project nga pjesa tjetër e popullsisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›