Mediu:Shpyllëzimi pa kriter mbetet shqetësuese

Sopata në pyje përdoren në mënyrë të pakritertë dhe shpyllëzimi mbetet një ndër problemet më shqetësuese. Por, përveç dorës së njeriut, zjarri në verë kthehet në një armik edhe me serioz për hapësirat pyjore shqiptare.
Duke marrë në analizë situatën, ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, tha se 2 milion m 3 është sasia e durëve të prerë në vite dhe të shfrytëzuar për ngrohje.
Një tjetër anë negative në shpyllëzim është edhe abuzimi i vetë kompanive të licensuara që shkelin kontratat.
Për të risistemuar strategjitë e mbrojtjes së pyjeve Ministri i Mjedisit kërkoi bashkëpunimin midis sektorve publik dhe privat, mes qeverise dhe bashkive kundër fenomenit të degradimit të pyjeve. Përveç ligjeve dhe kontolleve, Mediu tha se duhet edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për mos degradimin e hapësirave pyjore.