E Diel, 1 Nëntor 2026

Barnat me rimbursim, hematologjia me propozim të ri

Sëmundjet e gjakut

Kategoria e pacientëve me sëmundje gjaku ka qenë e kënaqur nga cilësia e medikamenteve me të cilat janë trajtuar, falë rimbursimit të shtetit. Megjithatë, sipas mjekëve që kanë parë ecurinë, përmirësimin apo përkeqësimin e sëmundjes së pacientëve jo të gjitha llojet e sëmundjeve të gjakut kanë pasur përmirësim gjatë apo pas trajtimit me barnat e deritanishëm. Fjala e fundit e shkencës, ka bërë që gati të gjithë pacientët me sëmundje gjaku, probleme të vogla apo tumore, të trajtohen nëpërmjet trajtimeve të njëjta, por që janë efektive për masën e kësaj kategorie pacientësh. Nisur nga kjo, mjekët hematologë, grupet e specialistëve që kujdesen për trajtimin e sëmundjeve të gjakut, do të kërkojnë që pjesë e rimbursimit të jenë metodat e reja, si dhe trajtimet që po përdoren në masë në vendet e zhvilluara.

Futja e trajtimeve dhe alternativave të reja në rimbursim të realizohet edhe në bazë të marrëveshjeve apo krijimit të fondeve të posaçme, donacioneve, sponsorizimeve për këtë kategori të sëmurësh. Dje, mjekët hematologë kanë marrë pjesë në një seminar ku u fol për metodat e reja të trajtimit, si dhe marrja e përvojës së atyre klinikave që kanë studiuar efektet dhe kombinimet e alternativave të fundit, zbuluar nga farmaceutika.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›