Presidenti Obama mban sot nje fjalim mbi ndryshimet politike ne Lindjen e Mesme dhe Afriken e Veriut

Fjalimi i presidentit Obama vjen nderkohe qe kryengritjet Pranverore Arabe ne Tunizi dhe Egjipt jane mbisunduar nga konflikte edhe me te dhunshme ne Libi Siri dhe perqark.
Anketat e opinionit publik tregojne se trazirat kane ulur mbeshtetjen e botes arabe dhe myslimane per Shtetet e Bashkuara dhe kryesisht per zotin Obama. Udheheqesi amerikan u kritikua per sic thuhet dukja nje hap prapa levizjeve popullore pavaresisht vlerave demokratike qe personifikon Amerika.
Nga fillimi i muajit shkurt dukej se presidenti Obama po i afrohej prirjes te pakten ne baze te asaj qe u zhvillua ne qendren Tahrir ne Kairo.
Shtetet e Bashkuara do te vazhdojne te ngrene zerin per demokraci dhe te drejtat universale qe te gjitha qeniet njerezore meritojne ne Egjipt dhe kudo ne bote.
Por shume ne Lindjen e Mesme dhe Afriken Veriore e pane mbeshtetjen amerikane per protestat ne mbare rajonin si te pabarabarte.
Kritikat ishin me te pazeshme drejt Bahrainit ku gjendet edhe Flota e Peste amerikane dhe Yemenit nje vend partner ne luften kunder terrorizmit. Ne kontrast me keto vende kolonel Gadhafi i Libise nje provokues prej shume kohesh e ndjeu forcen e ushtrise perendimore. Por edhe veprimet e ushtrise amerikane nuk ndaluan me kaq sikurse shpalosi ne menyre dramatike edhe presidenti Obama.
Sonte mund te njoftoje popullin amerikan dhe boten se Shtetet e Bashkuara kane zhvilluar nje operacion qe eleminoi Osama bin Ladenin.
Mes shumices ne rajon egziston pak simpati per udheheqesin e al-Qaides por sulmi i njeanshem ne Pakistan risolli ne skene dy misione te meparshme ne vendet myslimane. Pikerisht keto imazhe eshte perpjekur te shlyej presidenti.
Salaam Alyakum applause
Presidenti Obama shkoi ne Cairo ne fillim te mandatit te tij me mesazhin e ripajtimit per te cilin shume mendonin se ishte mjaft i nevojshmem pas luftrave ne Irak dhe Afganistan.
Por brenda disa muajsh kritiket argumentuan se premtimet e zotit Obama per marredhenie me te mira nuk u barazuan me vepra. Ata ngrene pyetjen nese ky fjalim do te jete me i ndryshem.
Sadik Sadek me Universitetin Amerikan ne Cairo beson se presidenti Obama mund te ece me para ne permiresimin e marredhenieve permes dy hapave thelbesor.
Fillimisht jo vetem ndihma financiare por edhe ndertimin e institucioneve ristrukturimin ndihma teknike bursa studimi. Duhet ndryshuar situata per te qene gati per demokraci dhe ndihmuar tranzicionin drejt demokracise.
Tjetri hap thote ai eshte nese zoti Obama ndermerr nje shteg te ri qe perfundimisht zgjidh problemet mes israeliteve dhe palestinezeve. Ai thote se nga ky drejtim do te perfitojne te dy palet dhe popujt ne rajonin me udheheqes autokrat.
Keta njerez mbaheshin pas ceshtjes palestineze sikurse shume regjime arabe ndaj eshte shume e rendesishme qe ti japim fund ketij arsyetimi te tyrin ne menyre qe ata te perballen me popujt e tyre.
Fjalet e presidentit Obama mund te kene qene zhgenjyese ne te kaluaren por nese ky fjalim do te ofroje veprime konkrete presdenti mund te gjeje nje audience me te ngrohte.