Presidenti Obama se shpejti nis turin e tij evropian

Mbas nje jave te perqendruar ne trazirat e Lindjes se Mesme Presidenti Obama do te ktheje vemendjen tek Europa dhe shqetesimet e saj kryesisht ne situaten e ekonomise globale.
Presidenti do te nise viziten e tij nga Irlanda ekonomia e se ciles e quajtur dikur tigri i Europes tani eshte perfshire nga kriza e borxhit.
Zoti Obama do te kombinoje punen me kenaqesine ne Irlande duke vizituar nje fshat te vogel ku kane jetuar disa prej paraardhesve te tij.
Pres te shkoj jo vetem ne te gjitha vendet me te famshme por do te shkoj dhe ne Moneygall andej nga jane rrenjet e katragjysherve te mi.
Rreth 37 milione amerikane deklarojne prejardhjen e tyre nga Irlanda dhe zoti Obama thote se dy vendet ndajne nje lidhje familjare te ngushte.
Me pas presidenti do te kaloje dy dite ne Londer per nje vizite zyrtare.
Ai dhe zonja Obama do te qendrojne ne Pallatin Bukingham ku Mbreteresha Elizabeth do te shtroje nje banket shteteror per nder te tyre.
Ne Londer zoti Obama do te flase ne te dyja dhomat e parlamentit britanik dhe do te zhvilloje bisedime me kryeministrin Deivid Kamerun rreth ekonomise sigurise dhe ceshtjeve te tjera.
Stiven Klemons i Fondacionit New America ne Uashington thote se Shtetet e Bashkuara dhe Britania kane nje angazhim te madh persa u perket ndryshimeve me te fundit ne Lindjen e Mesme dhe Afriken e Veriut. Sipas tij keto angazhime jane
Ndryshimet fenomanale qe po ndodhin e qe duket se do te vazhdojne per vite ne Lindjen e Mesme sfida e vazhdueshme per terheqjen e trupave nga Afganistani nderhyrja e kombinuar e forcave te Natos dhe aleateve ne Libi.
Por analistet thone se qellimi kryesor i takimeve ne Londer do te jete zbutja e pikave te ashpra ne te ashtuquajturen marredhene speciale mes Shteteve te Bashkuara dhe Britanise.
Mbas mosmarreveshjeve sic ishte fajesimi i Britanise nga ana e administrtates Obama per ndotjen e Gjirit te Meksikes nga shperthimi i platformes se kompanise BP ne kete zone Steven Klemons thote se marredhenia speciale nuk eshte me aq e vecante sa nje here e nje kohe. Por ai thote se nuk ka arsye per tu shqetesuar.
Nuk e shoh konfliktin si problem per aq kohe sa jepen shenjat e nje marredhenieje te re te natyrshme e te shendetshme e cila ne te ardhmen mund te jete me e frytshme.
Presidenti do te shkoje ne Normandi France dhe qytetin turistik te Deauvillit ku grupi i 8 vendeve me te industrializuara do te zhvilloje takimin e pervitshem te nivelit te larte.
Kreret e G8 do te mbulojne nje numer ceshtjesh mes tyre ceshtje te shendetit global sigurise se ushqimit dhe kontrollit te armeve.
Domeniko Lombardi i Institutit Brookings ne Uashington thote se zoti Obama e di se nje ekonomi e shendetshme e vendeve te G-8 do te ndikoje per mire ne rimekembjen ekonomike te Amerikes.
Por natyrisht ende ka elemente delikate e ne kete menyre eshte shume e rendesishme per ekonomine e Shteteve te Bashkuara qe dhe ekonomite e tjera te renedishme po ia dalin mbane.
Zoti Lombardi thote se ai pret qe presidenti Obama te nxise partneret europiane te Amerikes per politika me te rrepta fiskale vecanerisht per vendet qe jane ne borxhe te thella si Greqia Portugalia dhe Irlanda.
Presidenti Obama do tu kerkoje homologeve te tij europiane qe te jene me agresive per tiu pergjigjur si duhet krizes ne Europe.
Ne te njejten kohe presidenti shpreson qe te siguroje homologet e tij per fuqine dhe rendesine e marredhenieve mes tyre.
Zoti Obama do te permbylle udhetimin e tij me nje vizite te paralajmeruar prej kohesh ne Poloni. Presidenti kishte planifikuar qe te vizitonte Polonine vitin e kaluar per te mare pjese ne ceremonine e varrimit te presidentit Leh Kazinski dhe zyrtareve te tjere qe u vrane si pasoje e perplasjees se avionit me te cilin udhetonin. Por udhetimi u anullua si pasoje e rese se madhe te tymit te shkaktuar nga shperthimi i nje vullkani ne Islande.
Gjate vizites se tij ne Poloni zoti Obama dhe presidenti Bronislav Komorovski pritet qe te nenshkruajne nje marreveshje per te vendosur avione luftarake amerikane F-16 ne Poloni propozim i cili ka zemeruar Rusine.