Uli Hënes "përkëdhel" talentin Tomas Myler
Edhe pse fitoi 3:0 në fushën e Makabi Haifas, Bajerni i Mynihut zhgënjeu me paraqitjen në Izrael. Njeriu i ndeshjes ishte padyshim Tomas Myler, i cili realizoi dy rrjeta në minutat e fundit. Menaxheri i përgjithshëm i bavarezëve, Uli Hënes nuk ka nguruar të vlerësojë talentin 20-vjeçar, edhe pse vazhdon të presë më shumë prej tij. "Myler ka një teknikë të shkëlqyer në gjuajtjen e topit dhe nuk është ai lloj lojtari që heziton kur ndodhet përpara portës", tha ai për "Sport Bild". "Për më tepër, djaloshi ka vizion loje dhe orientohet mirë në fushë. Gjithsesi, nuk dua ta ‘përkëdhel‘ shumë. Pak kohë më parë kishim shpresa të mëdha edhe te portieri Mikael Rensing, por deri më tani ai nuk e ka justifikuar besimin e dhënë".