Imuniteti ne Kuvend PS voton te marten pro kufizimit

Në seancën plenare të së martës, do të hidhet për votim drafti ligjor për ndryshimet kushtetuese, të cilat kanë për qëllim kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë. Vendimi u morr në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare. Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat vlerësoi si tepër të rëndësishëm votimin në mbështetje të draftit ligjor.
Pro votimit në seancë plenare për kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë, është vendosur edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Në këtë mbledhje, e drejtuar nga kryetari i grupit Gramoz Ruçi, në mungesë të kryesocialisti Edi Rama, mësohet se ligjvënësit socialistë janë përqendruar pikërisht tek votimit për kufizimin e imunitetit, një ndër kriteret kryesore që Shqipëria duhet të përmbushë në funksion të marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian. Vendimi i grupit parlamentar tregon ndryshimin e linjës politike të Partisë Socialiste, e cila kishte kushtëzuar votën e saj pro kufizimit të imunitetit me miratimin e një pakete ndryshimesh të tjera kushtetuese, të cilat preknin sistemin e drejtësisë.