Berisha Programi politik i PS-se si sallate maqedonase
Berisha vlerëson seancën dëgjimore për paketën e PS, që do të votohet në seancë ditët që vijnë, por që shprehu keqardhje për tezën e Ramës për korrupsionin. Në mbledhjen e sotme të grupit të Partisë Demokratike Kreu demokrat e konsideroi qëndrimin jo të drejtë atë të kreut të selisë rozë për privatizimet.
Program antiprivatizim, program mashtrimi dhe sa për simbolikë, përmbledhtazi ai ngjan veçse me një sallatë maqedonase. Ky ishte përkufizimi që i dha kryeministri Sali Berisha programit ekonomik elektoral të kryesocialistit Rama.
“Rama ka filluar fushatën uroj që të mos i avullojë benzina rrugës. E ftoj të lërë mënjanë fabrikën e trillimit që ai e quan të mendimit, t’i referohet socialdemokracisë europiane e botërore, jo Canit dhe Cacit. Nuk mund të mos shprehim keqardhjen tonë për tezën e tij që e alternoi se korrupsiomi i sotëm është më i madhi i 100 vjetëve të fundit dhe se mjerimi i sotëm është më i madhi i 100 vjetëve të fundit. Nëse përdorim një terminologji të tillë synon të fshish nga memoria kombëtare periudhën më të zezë të historisë së këtij kombi.”- deklaroi kryeministri Berisha
Berisha: Programi ekonomik i Ramës është antiprivatizim Kryeministri i ka cilësuar privatizimet si mbrojtës të krizës ekonomike, pasi sipas tij rrit eficencën e menaxhimit dhe kokurueshmërinë, ndërsa programi ekonomik i Ramës sipas tij është antiprivatizim. “Nëse ka një rrugë për t’u mbrojtur nga kriza është privatizimi i ekonomisë, sepse rrit eficencën e menaxhimit dhe kokurueshmërinë. Tendenca dhe rryma nuk është Çavezi. Është në vazhdën e reagimeve të tij kundër gjithë marrëveshjeve të firmosura me sektorin privat, që kanë garantuar në këtë vend 3.2 miliardë dollarë investime”-u shpreh kreu i qeverisë, i cili ka theksuar se procesi i privatizimit të Albpetrol është transparent. “Lidhur me ofertën bombastike, të ka mbetur mendja tek 20%-shi. Nuk është bombastike, në treg ankand, koncension këto janë gjërat më të zakonshme, kur mund të mos afrohet asgjë, ose shumëfishi i asaj që kemi përcaktuar dhe këtu nuk ka asgjë bombastike”- vijoi ai. Më tej ai shtoi se është një proces kompleks dhe një konsulent i fuqishëm po punon non stop për avancimin e këtij procesi në përputhje me ligjin e koncesionit dhe ofertës. “Të dhënat paraprake janë qartësisht pozitive. Janë në operacion të përfshira banka nga ma seriozet në Europë dhe Botë. Nuk kemi parashikuar qofte dhe një qindarkë të vetme në buxhet dhe natyrisht jemi të vendosur ta ndjekim në mënyrën më serioze çdo hap. Konsulenti ka potencialin për të kthjelluar çdo aspekt të këtij procesi”- informoi kreu i qeverisë. Berisha akuzoi gjithashtu kreun e opozitës për dyfishim të taksave. “Kur i ulëm taksat dy-trefishoi taksat e bashkisë, ua nxiu jetën, na detyroi me ligj që të mos rrisë nivelin e takës mbi dhjetë%. Mi solli me shall të kuq gjithë kryebashkiakët në protestë dhe shpërndau thasët e plehrave se nuk ka para për të pastruar qytetin, tani u thotë do t’i heq fare, por do paguani më pak. Nuk ka biznesmen në Shqipëri që të mashtrohet”- theksoi kryeministri, i cili akuzoi më tej Ramën se ka kopjuar programin grek të Tsipras.