Durrës, sekuestrohen mbi 20 kg kanabis
Mbi 200 kg kanabis janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit. Policia kufitare tha se droga u gjet e fshehur në një kamion.
Ende nuk ka informacion se nga vinte, kanabisi, ndërsa do të transportohej për Itali.
Policia ka vënë në pranga drejtuesin e kamionit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Policia zbuloi ngarkesën gjatë kontrolli, para ngarkimit në traget.