Barroso: Integrimi i Shqipërisë, në dorë të qytetarëve
Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, ka folur për herë të parë për integrimin e Shqipërisë pas aplikimit për vend kandidat në BE. Në një letër për një projekt kulturor në Pogradec, ai shkruan de zgjerimi i BE-së mund të arrihet vetëm me ndihmën e qytetareve dhe qytetarëve të vendeve që janë sot anëtarë, të vendeve kandidate si dhe atyre që kërkojnë të marrin këtë status të kandidatit.
Më tej, Barroso shton se BE-ja duhet tiu sqarojë njerëzve se ku qëndrojnë përparësitë e këtij zgjerimit dhe tu bëjë të qartë se i kemi të gjitha instrumentet e nevojshme për të minimizuar rreziqet. Detyra jonë është që ketë shumëllojshmëri kulturore që ka Evropa ta mbështesim e ta vëmë në pah. Ta vendosim atë ne agjendat e përditshme, sepse ajo paraqet shigjetën drejtuese e themeltare të integritetit evropian, me një ndikim të thellë në identitet tonë evropian, thekson Barroso. Më tej ai shkruan se nuk duhet të harrojmë kurrë se ky rajon me thesaret e shumta kulturore si dhe gjurmët e perandorive romake, bizantine e osmane është dëshmi e gjalle e asaj që dikur ka qenë në mes të Evropës. Komuniteti evropian ndihmon financiarisht mbrojtjen dhe rinovimin e monumenteve të shumta kulturore në Shqipëri me qellim që kjo trashëgimi e pasur kulturore të transmetohet ndër breza. Në qytetin e Pogradecit, në liqenin e mrekullueshëm të Ohrit në kufij me Maqedonisë dhe me Greqinë po ndërtohet "Europa Boulevard". Një rrugë që përurohet më 20 qershor, ditën e liqenit. Përgjatë saj do të ngrihet një vepër monumentale ne përmasat 4.5x4.5m në hekur masiv realizuar nga Fate Velaj si simbol i themelimit të BE në vitin 1953 nga Jean Monnet, Robert Schumman, Konrad Adenauer, Winston Churchil. De Gaperi etj. Ndërsa në anën tjetër të saj do të shkruhen në mermer emrat e 100 personaliteve më të ndritura të historisë së kontinentit duke filluar nga kohët antike e deri në ditët e sotme.