Topalli, takim me Vincenzo Carbone
Pas takimi me Kreun e Shtetit, Bamir Topi, Kryetari i Gjykatës së Kasacionit të Republikës Italiane, Vincenzo Carbone i shoqëruar dhe nga Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, është pritur edhe nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Duke i uruar mirëseardhjen zotit Carbone, Kryetarja e Kuvendit tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë janë karakterizuar gjithmonë nga një frymë e forte miqësie.
Bashkëpunimi politik dhe ekonomik tha ajo, është një bazë e shkëlqyer për intensifikimin e marrëdhënieve edhe në fusha të veçanta siç është gjyqësori. Biseda mes Topalli dhe Carbone u ndal, në bashkëpunimin konkret mes gjykatave të Italisë dhe Shqipërisë, përmes sistemeve të informatizuar si edhe përmes takimeve të ndërsjella të gjyqtareve italiane dhe atyre shqiptare.