Socialistët eliminojnë Partinë Komuniste nga frika e humbjes së zgjedhjeve

KQZ ndryshon fletën e votimit
Nga frika e humbjes së zgjedhjeve, më në fund, socialistët ia arritën qëllimin të përjashtojnë komunistët nga gara e zgjedhjeve vendore. Frika se mos Partia e re Komuniste do të merrte një përqindje të konsiderueshme nga votat e të majtës kanë detyruar Edi Ramën që të kërkojë përjashtimin e tyre nga lista e partive konkurruese. Qenia e djalit të Enver Hoxhës në mbështetje të kësaj partie duket se ka shqetësuar seriozisht Partinë Socialiste. Duke eliminuar këtë parti nga lista e partive konkurruese, Edi Rama siguroi atë përqindje të votave të nostalgjikëve të komunizmit, të cilët do të jenë të detyruar të votojnë për PS, pasi partia që ata mund të votonin ka dalë jashtë loje nga vendimi i djeshëm i KQZ pas kërkesës së socialistëve. Me denoncimin që bëri Partia Socialiste për dokumente të falsifikuara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përjashtuar nga gara për zgjedhjet e 28 qershorit Partinë e Punës së Shqipërisë, ndonëse pa dëshirën e demokratëve. Vendimi u mor pas rishqyrtimit të dokumentacionit me arsyetimin se kjo parti ka mashtruar me firmat e mbështetësve të saj, duke falsifikuar aktin noterial dhe të gjitha detajet e tjera. Denoncimi për falsifikim të dokumentit zgjedhor u publikua para 2 ditësh nga Partia Socialiste nëpërmjet përfaqësuesit të saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Genci Gjonçaj. Sipas Gjonçajt, kjo parti kishte falsifikuar aktin noterial i cili përmbante një liste prej 10296 firmash, firma këto të cilat mbështesnin këtë parti në garën për zgjedhjet parlamentare. Gjonçaj, edhe një herë lexoi para anëtarëve të KQZ-së deklaratën e noteres Miranda Xhemace, e cila mohonte se kishte nënshkruar apo vulosur dokumentin me numër 2368, dokument që në përmbajtje të tij provonte rregullsinë e procesit të ndjekur nga Dajti (përfaqësues i Partisë Komuniste), për marrjen e firmave të 10 mije mbështetësve. Më tej Partia Socialiste iu drejtua me një letër KQZ-së dhe misionit të OSBE/ODIHR-it, ku kërkoi pezullimin e prodhimit të fletës se votimit deri në çregjistrimin e kësaj partie. Megjithatë, qëndrimi i socialistëve për të përjashtuar komunistët nga gara elektorale, siç duket ka prapavija politike, ngaqë me eliminimin e PK-së, PS-ja përfiton edhe disa vota tepër në zgjedhjet e qershorit. Natyrisht, komunistët e vjetër, në pamundësi të zgjedhjes së partisë së tyre, do të votojnë për PS-n e jo për PD-n. Këtë hile, me sa duket e kanë kuptuar edhe përfaqësuesit demokrat në KQZ-të, të cilët mbështetën në heshtje Partinë Komuniste, ose më mirë nuk e ngritën e zërin ndaj shkeljeve të armikut të tyre të vjetër. Ndërsa socialistët, në emër të ligjit shfaqën një agresivitet të shtirur ndaj prejardhjes së tyre, duke e përjashtuar nga zgjedhjet. Por, KQZ-ja nuk është mjaftuar vetëm me çregjistrimin e Partisë së Punës nga lista e partive garuese për zgjedhjet parlamentare. KQZ ka vendosur t'i shkojë deri në fund këtij rasti për të respektuar ligjin zgjedhor, jo vetëm duke bërë një akt të tillë formal, por edhe për ta ndjekur atë penalisht. Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, ka bërë të ditur dje se përveç këtij vendimi, KQZ-ja do të bëjë edhe kallëzim penal në prokurori, si një detyrim që lind nga ligjet shqiptare për të denoncuar çdo akt antiligjor Ne kemi në dorë të marrin dy hapa: një që sapo e morëm, pra çregjistrimi dhe, i dyti, për të bërë kallëzim penal në prokurori si një akt i rëndë falsifikimi, u shpreh Ristani. Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi vendosi të përjashtonte nga gara elektorale Partinë e Punës, ndryshoi edhe përmbajtjen e fletës së votimit për subjektet zgjedhore, që do të konkurrojnë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Me vendimin e për ndryshimin e përmbajtjes, në fletën votimit do të jenë emrat e 35 partive. Forcat politike në garën elektorale janë grupuar në katër koalicione zgjedhore, dy të spektrit të djathtë dhe dy të majtë. Aleanca e ndryshimit është koalicioni më i madh ku bëjnë pjesë 16 parti, mes tyre dhe Partia Demokratike në pushtet. Nën siglën e Koalicionit Aleanca Poli i Lirisë janë regjistruar Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, Partia Demokristiane e Shqipërisë, Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, Partia Konservatore Shqiptare dhe Partia Rruga e Lirisë. Në Aleancën socialiste për Integrim janë regjistruar partitë:Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia e Gjelbër, Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, Partia Socialiste e Vërtetë 91, Partia Toleranca e Re e Shqipërisë. Në koalicionin Bashkimi për ndryshim janë regjistruar: Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Demokracia Sociale, Partia G-99, Partia Socialdemokrate dhe Partia Socialiste e Shqipërisë. Në fletë votim është dhe kandidati i pavarur i propozuar nga zgjedhësit Abdulla Omuri, si dhe Partia Ligj dhe Drejtësi, e cila nuk është përfshirë në asnjë nga 4 koalicionet.