ECA dhe Kriik do të realizojnë projektin për publikimin direkt të rezultateve zgjedhore, mbrëmjen e 28 qershorit

Agjencia e Administrimit të Zgjedhjeve (ECA), në bashkëpunim me organizatën KRIIK, do të realizojnë projektin “ Rezultatet Direkte të Zgjedhjeve”, gjatë mbajtjes së zgjedhjeve të 28 qershorit. Gjatë një konference për shtyp në ambientet e Hotel “ Tirana”, Presidenti i organizatës KRIKK Albania, Premto Gogo tha se, “ ky projekt mbështetet finaciarisht nga USAID, dhe ka si qëllim rritjen e transparencës në proçesin e numërimt të votave dhe garantimin e një besimi më ta madh të publikut në këtë proçes. Për realizimin e këtij proçesi ECA dhe KRIIK kanë rekrutuar 450 vëzhgues të cilët do të akreditohen në KQZ, posaçërisht për vëzhgimin e e proçesit të numërimit -tha Premto-, duke shtuar se, “ do të ketë 6 vëzhgues që do të vendosen në secilën prej 66 vendeve të numërimit të votave duke mbuluar kështu të gjithë territorin e vendit”.Ndërsa drejtori ekzekutiv i ECA, Ilirjan Celibashi, tha se, “ky projekt synon të japë një mundësi më shumë opinionit publik për tu njohur me rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Për vet rëndësinë që ka ky proçes zgjedhor, shoqëria cilvile do të zhvillojë këtë numërim paralel të votave të dhëna nga direkt nga vendet e numërimt të votave me qëllim të rritjes së transperencës së proçesit zgjedhor.” pohoi Celibashi. Sipas tij, “ veprimtaria e ECA dhe KRIIK nuk ka për qëllim që ti mbivendoset veprimtarisë institucionale të KQZ-së, por ne do të marrim informacion në kohë reale mbir proçesin e numërimt të fletëve të votimit në të gjitha vendet e numërimt të votave, dhe këtë informacion do ta bëjmë publik po në kohë reale”. Celibashi shtoi më tej se, “ rezultatet e zgjedhejve do të proçedohen në mënyrë automatike përmes një programi kompjuterik të posaçëm dhe do të bëhen publike në kohë reale”, dhe sipas tij, “kjo do ta lejojë publikun të marrë informacion të vazhdueshmëm mbi votat e marra nga secili subjekt, në secilin qark, numrat e mandateve nga çdo parti ose koalicion, si dhe emrat e kandidatëve fitues për secilën parti politike apo koalicion”.
...