Barroso: Mos u fokusoni te data. Vazhdoni reformat
Shefi i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, i ka bërë thirrje Kryeministrit Sali Berisha dje të mos fokusohet te data se kur Shqipëria do të jetë një kandidate për në Bashkimin Evropian, por të realizojë objektivat e synuara nga BE-ja.
"Deri tani nuk ka një datë për të qenë kandidate në BE. Por, Shqipëria duhet të fokusohet te reformat që duhet t‘i realizojë si kusht për të hyrë në BE", tha Barroso, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin Berisha në Bruksel.
Liberalizimi i vizave ishte një tjetër pikë e diskutuar mes Barrosos e Berishës. Shefi i Komisionit Evropian ka pranuar faktin se Shqipëria ka pasur disa arritje, por i ka kërkuar Kryeministrit Berisha që të vazhdojë reformat, ndërkohë që ka pohuar se data kur Shqipëria do të futet në BE-së si kandidate, ende nuk është e vendosur. Kryeministri Berisha ka theksuar se "qeveria shqiptare mbetet thellësisht e angazhuar dhe e vendosur në luftën me zero tolerancë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit". Kryeministri Berisha u shpreh se si rezultat i kësaj lufte, rreth 900 anëtarë dhe bosë bandash kriminale janë vënë para drejtësisë, duke bërë që Shqipëria të shënojë indeksin më të ulët të krimit në Evropë. Gjithashtu, Kryeministri Berisha e njohu Barroson me masat e ndërmarra nga qeveria për të luftuar korrupsionin, si nxjerrja e administratës jashtë konfliktit të interesit, shkurtimi i shpenzimeve administrative, dixhitalizimi i një sërë procedurave të rëndësishme, të cilat kanë rritur ndjeshëm transparencën. Për sa u përket reformave të rëndësishme për vendin, Kryeministri u shpreh se po ecet në rrugë të mbarë me reformën në drejtësi dhe në reformën elektorale, në bashkëpunim edhe me opozitën. Kryeministri Berisha, së bashku me një delegacion, ka përfunduar një vizitë dyditore në Bruksel. Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohet nga ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu dhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha. Axhenda e Kryeministrit ka përfshirë takime me personalitete të larta, si takimi me kryetarin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, me Kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Ives Leterme. Gjithashtu, Kryeministri zhvilloi edhe një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në NATO.