5 Maji, Topi e Topalli nderime për dëshmorët
Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kanë bërë homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Në nderim të veprës së tyre është zhvilluar ceremonia zyrtare përkujtimore, që më pas është shoqëruar me vendosjen e kurorës nga ana e kreut të shtetit pranë monumentit "Nënë Shqipëri". "Natyrisht, kjo ditë është një ditë e shënuar, është një simbolikë e qëndresës dhe e vetëmohimit për interesa të mëdha kombëtare. Kjo është arsyeja që ne e respektojmë shumë këtë ditë, të gjithë së bashku për të projektuar një Shqipëri moderne, e cila ngrihet në radhë të parë mbi sakrificat e këtyre njerëzve që nderojmë sot", është shprehur Presidenti Topi gjatë një prononcimi për mediat.
Më pas, Presidenti Topi bëri vizita në familjen e martirit të demokracisë, Azem Hajdari, në familjen e dëshmorit të rënë në luftë kundër pushtuesve fashistë më 7 prill, 1939, Mujo Ulqinakut dhe në familjen e Skerdilajd Llagamit, i rënë gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, duke qenë një nga luftëtarët e UÇK-së. Në bashkëbisedim me familjarët e dëshmorëve, Presidenti Topi vlerësoi aktin e pashembullt të sakrifikimit sublim për liri e për atdhe, dhe u shpreh se duke përkujtuar veprën e tyre heroike mbahet gjallë jo vetëm kujtimi i martirëve, të cilët nuk kursyen as jetën për lirinë e vendit, por edhe ngrihen në piedestal sakrificat dhe vlerat e atdhedashurisë e dinjitetit njerëzor të kombit shqiptar. Gjithashtu, vizitë te familja e Azem Hajdarit dhe te memoriali i tij ku ka vendosur një kurorë me lule ka bërë edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.