E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso-Papademos Greqia do te qendroje ne Eurozone

Situata e Greqisë është e rëndë sikundër nuk ka qenë kurrë në muajt e fundit.

Kështu ka deklaruar presidenti i Komisionit të BE, Jose Manuel Barroso, gjatë konferencës për shtyp në Bruksel së bashku me kryeministrin e qeverisë së re greke, Lukas Papadimos.

“Kreu i qeverisë greke na premtoi një vendosmëri absolute nga ana e vendit të tij në aplikimin e programit dhe reformave, kushte të rëndësishme që Greqia të qëndrojë në Eurozonë”, tha ai.

Sipas Barrosos, situata e vendit helen është mjaft kritike dhe kërkon një kosensus të gjerë mbi bashkëpunimin në nivel kombëtar.

Gjithsesi kreu i Komisionit Europian, pas bisedimeve me Papademos, ka shprehur besimin se Greqia do të respektojë angazhimet e marra me partnerët europianë.

Barroso, është siguruar nga kryeministri i qeverisë së unitetit kombëtar grek, për angazhimet dhe vendosmërinë e Greqisë për t’i realizuar ato.

“Besoj se kjo qeveri do të jetë në gjendje të arrijë të gjitha objektivat dhe në një periudhë të shkurtër”, ka shtuar Barroso.

Nga ana e tij, kryeministri grek premtuar gjatë konferencës se: “Greqia do të qëndrojë në Eurozonë”.

“Të qëndrosh në valutën unike është një objektiv i mbështetur nga pjesa më e madhe e popullit grek dhe kjo është e vetmja mundësi e jona”, tha ai.

I kënaqur nga takimi me Papadimos, Barroso u ka bërë thirrje autoriteteve helene të shfaqin kurajo dhe përgjegjësi për të proceduar me masat antikrizë, kërkesa këto nga BE për të zhbllokuar këstin e gjashtë të ndihmës.

“Kuptoj se janë kohë të vështira për shumë qytetarë grek, por ndonjëherë në jetë kemi nevojë të marrim vendime shumë të vështira, duke ditur se alternativat janë edhe më keq. Situata është ekstremisht serioze. Për Greqinë kemi mobilizuar të gjitha burimet si asnjëherë më parë dhe kështu kërkohet një vendosmëri politike për tu dhënë veprim angazhimeve të marra”, tha ai.

Edhe njëherë Barroso ka theksuar nevojën për një përqendrim më të madh mbi aktivizimin e vendimeve të ndërmarra në javët e fundit.

Ndër të tjera, kreu i KE, ka thënë se propozimet e ndryshme për të krijuar mundësinë e emetimeve të eurobondit, të cilën Komisioni ka kërkuar të realizohet me shpejtësi , do të shoqërohen me rregulla më të forta mbi disiplinën e bilancit.

Barroso ka sqaruar se titujt qeveritarë, apo siç i ka quajtur ndryshe bonot e stabilitetit, do të shoqërohen nga një konvergjencë e madhe mes vendeve mbi financat publike të shëndosha.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›