E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panariti per ABC News Monitorim tregjeve per lendet e rrezikshme

Bashkia e Tiranës do të ndërmarrë një monitorim për lëndët e rrezikshme në tregjet e kryeqytetit.

Një masë të tillë e ka konfirmuar direkt nga vendi i ngjarjes, ku sot në mbrëmje ra zjarri te “Qyteti i Nxënësve”, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Edmond Panariti, në një linjë direkte për “ABC News”.

“Bashkia e Tiranës është vënë plotësisht në funksion të kontrollit të situatës. Dhe ka vënë në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme, ndërsa nesër do të bëhet vlerësimi i dëmeve”, tha ai lidhur me ngjarjen në fjalë.

Duke shtuar se duke nisur që nga dita e nesërme grupe të posaçme, nën drejtimin e Bashkisë së Tiranës, do të nisin kontrollet për lëndët shpërthyese.

“Do të krijojmë 3 grupe pune, që mbulojnë territorin administrativ të Tiranës duke vënë nën monitorim dyqanet dhe magazinat me lëndë plasëse, për t’i vënë në standarde të rrepta”, shpjegoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›