E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italianët adhurojnë “Super” Marion

Mario Monti në fare pak kohë është kthyer në personazhin më të adhuruar në Itali, duke arritur një rekord popullariteti të paparë prej dekadash.

Zëvendësi i Silvio Berlusconit është kthyer në kryeministrin më të adhuruar të italianëve, që prej Luftës së Dytë Botërore.

Ky përfundim ka ardhur pas një sondazhi të kryer nga ana e gazetës së njohur italiane, “La Reppublica”.

Sipas sondazhit, 84 për qind e italianëve janë shprehur se besojnë tek Monti, ndërsa 78 për qind prej tyre i kanë vendosur një notë mbi mesatare qeverisë së tij, 6, nga 1 në 10 që ishte pyetja.

Megjithatë, mediat italiane thonë se ky adhurim i madh mund të kthehet në një zhgënjim të madh, nëse Monti nuk i nxjerr italianët nga kriza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›