E Diel, 1 Nëntor 2026

Deshton superkomisioni per te arritur nje marreveshje mbi deficitin

Nje superkomision special i Kongresit amerikan njoftoi naten e mbremshme se nuk ishte ne gjendje te arrinte nje marreveshje mbi shkurtimin e deficitit federal amerikan me 1.2 trilion dollare gjate dekades se ardheshme.

Pas muajsh te tere pune dhe shume pritjeje nuk pati nje konference te perbashket per shtypin ne ndertesen e kongresit. Bashkekryetaret e Komisionit te Posacem per Reduktimin e Deficitit senatorja demokrate Patty Murray dhe ligjvenesi republikan Jeb Jensarling publikuan nje deklerate me shkrim qe thote se nuk do te ishte e mundur arritja e nje marreveshje dypaleshe para skadimit te afatit.

Ne deklerate thuhet se pavaresisht dallimeve te medha paneli eshte i bashkuar ne idene se kriza fiskale e vendit duhet trajtuar dhe te mos i lihet gjenerates qe vjen.

Para njoftimit ligjvenesit demokrate dhe republikane paten filluar te fajesonin njeri tjetrin per deshtimin.

Senatori demokrat John Kerry anetar i superkomisionit tha se ishte vetem nje aresye per mos arritjen e marreveshjes duke theksuar refuzimin e republikaneve per te rritur taksat per amerikanet e pasur.

shte kembengulja per zgjatjen e shkurtimit te taksave nga koha e Presidentit Bush per te pasurit qe shumica e amerikaneve nuk mendon se duhet bere.

Ndryshimet ideologjike kane bere qe republikanet dhe demokratet te mos pajtohen mbi menyren e reduktimit te deficitit buxhetor te vendin gjate pjeses dermuese te vitit te kaluar. Demokratet refuzojne te pranojne shkurtime te medha te programeve sociale nderkohe qe republikanet refuzojne te ngrene taksat per amerikanet e pasur.

Senatori republikan Jeff Session qe nuk eshte pjestar i superkomisionit tha per televizionin Bloomberg se asnjehere nuk kishte patur shpresa te shumta per komisionin i cili kryesisht u takua fshehurazi per te trajtuar ceshtjet thelbesore te borxhit te vendit.

Ajo qe Kongresi duhet te beje eshte te permbushe pergjegjesite e tij qe permes nje debati te hapur publik te trajtoje keto ceshtje ceshtja me e rendesishme e kohes tone.

Superkomisioni u krijua ne gusht kur Shtepia e Bardhe Senati dhe Dhoma e Perfaqesuesve nuk ishin ne gjendje te zgjidhnin nje mosmarreveshje ne rritjen e tavanit te huamarrjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›