E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca ndjen friken e krizes ekonomike

Një tjetër rekord i bonove qeveritarë me skadencë 10 vjeçare të Francës ndaj bondeve gjermane.

Diferenca mes tyre arrin në 200 pikë.

Me rezultatet e ditëve të fundit në tregjet e bonove sovrane Franca fillon të ndiejë shijen e hidhur të krizës, duke i shprehur shqetësimin edhe qeverisë së Berlinit e duke nxitur modifikimin e traktatit për t’i dhënë mundësinë Eurotouer-it, të veprojë si kredituese e emergjencës për shtetet në krizë. Këshillë kjo e dhënë edhe nga SHBA.

Kjo do t’i mundësonte BQE detyrën e injektimit të likuiditetit, një rol ky jo i sugjeruar nga ekspertët e tjerë të sektorit financiar. Këtë rol të Institutit të Frankfurtit nuk e ka pranuar as kreu i saj Draghi.

Sipas tij, banka duhet të përshpejtojë me Fondin e Shpëtimit të shteteve dhe nuk duhet të marrë rolin e kreditueses së emergjencës.

Mario Draghi është i vendosur se roli i BQE është mbajtja e objektivave kryesore për garantimin e stabilitetit të çmimeve.

Ndërkohë autoritetet amerikanë insistojnë për një ndërhyrje të bankës me likuiditet ashtu sikurse vepron rezerva federale, në raste të tilla.

Ndërkohë Agjencia e Vlerësimit të Kreditit, Moody's konsideron se rritja e fundit e interesave të borxhit të qeverisë së Francës dhe perspektiva e dobët e rritjes së ekonomisë mund të jetë negative për nivelin e kreditit 3A të ekonomisë së dytë në Eurozonë.

Rritja e kostos së borxhit, nëse do të jetë e qëndrueshme për një periudhë të zgjatur mund të amplifikojë sfidat fiskale të qeverisë Franceze, e cila përballet në të njëjtën kohë me përkeqësimin e parashikimit të rritjes ekonomike, dhe që japin efekte negative në vlerësimin e kreditit thotë Moody's, në raport parashikimin javor të agjencisë.

Analistët e tregjeve mendojnë se varësia e Francës me vendet e periferisë është rritur dhe tregjet janë sjellë në formë të tillë duke i konsideruar bonot franceze në një nivel poshtë notës 3A.

Gjithashtu investitorët elektronikë janë të shqetësuar edhe mbi performancën e titujve shtetëror të Italisë dhe Spanjës, të cilat kanë arritur një diferencë të madhe ndaj bonove qeveritare të Gjermanisë

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›