E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Uria kaplon edhe një rajon tjetër të Somalisë

Kombet e Bashkuara kanë tërhequr vërejtjen se uria ka kapluar edhe një rajon tjetër në rajonin e Somalisë, që do të thotë më shumë se gjysma e jugut të këtij vendi tani vuan nga uria.

Në një deklaratë për shtyp, OKB-ja vlerëson se 750 mijë persona kërcënohen nga vdekja në katër muajt e ardhshëm, nëse nuk dërgohen ndihmat e nevojshme.

Deri më tani, sipas OKB-së, rreth 4 milionë somalezë janë prekur nga kriza.

Somalia është goditur më rëndë nga uria që ka kapluar Afrikën Lindore. Kenia, Etiopia dhe Xhibuti janë prekur gjithashtu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›