E Diel, 1 Nëntor 2026

Barroso në krye të KE, merr pëlqimin e vendeve anëtare



Anëtarët e Bashkimit Europian kanë dhënë miratimin formal për rigjedhjen e Hose Manuel Barosos në një mandat të dytë për postin e presidentit të Komisionit Europian. Lajmi u konfirmua nga burime zyrtare te Brukselit ku ndodhet edhe selia qendrore e KE-se. Bëhet fjalë për një konfirmim me shkrim pas mbështetjes politike të dhënë me gojë nga liderët europianë gjatë takimit të muajit qershor. Kryeministri suedez, Frederik Rajnfeld, vendi i të cilit kryeson presidencën e BE-së, tha se të gjithë krerët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian janë pajtuar “unanimisht” për këtë propozim. Vendimi erdhi pas të ashtuquajturës “procedurë të heshtjes” me kohëzgjatje 48 orëshe, gjatë të cilës asnjë nga 27 vendet anëtare të BE-së nuk kundërshtuan nominimin e Barosos për një mandat të dytë.

10 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›