Planifikimi i Jugut, gati rifillimi
03/03/2010 Aktualisht po verifikohen kërkesat e komunitetit për t’u vënë në zbatim
Pas sqarimit të situatës, Banka Botërore kërkon vazhdimin
Qeveria shqiptare është në negociata me Bankën Botërore për të riaktivizuar projektin e shumë debatuar të menaxhimit të integruar të zonës bregdetare, financimi i të cilit u pezullua për një periudhë të pacaktuar kohe. Aktualisht zyrtarët janë në fazën e rishikimit të tij, me qëllim për t’ju përshtatur nevojave më imediate të komunitetit, një kërkesë kjo edhe e Bankës Botërore. Zëvendësministri i Punëve Publike, Edmond Haxhinasto, thotë se brenda pak ditësh do të përfundojë riplanifikimi i projektit, për të vijuar më pas edhe me rishpërndarjen e fondeve. Debati për projektin e zhvillimit të zonës së jugut kaloi në përmasat e një skandali. Në bazë të tij disa nga objektet e ndërtuara pa leje në Jalë u shembën. Ky fakt solli irritimin e banorëve të zonës, të cilët u ankuan në zyrat e Bankës Botërore në Washington, për prishje selektive të banesave. Ajo çfarë komprometoi këtë projekt ishte koordinatori i tij, dhëndri i Kryeministrit Berisha, Jamarber Malltezi, i cili më pas dha dorëheqjen. Ky projekt përfshiu në debat Bankën Botërore dhe qeverinë shqiptare, për abuzimet që u konstatuan në terren gjatë zbatimit te tij. Por vetëm pak kohë më parë, Banka Botërore kërkoi ndjesë zyrtare për projektin e menaxhimit të integruar të zonës bregdetare. Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore, Philipe Le Houerou, deklaroi teksa mori pjesë në mbledhjen e Komitetit të Planifikimit të Strategjive, se ashtu siç ndodh me të gjitha marrëdhëniet, ka raste kur gjërat nuk shkojnë mirë. Duke folur këtu konkretisht për ndodhitë dhe debatet e zhvilluara një vit më parë, për projektin e menaxhimit të zonës bregdetare, ku u hodhën akuza të shumta për prishjen e ndërtimeve pa leje në Jalë dhe akuzat për përfshirjen abuzive të qeverisë. "Ne mendojmë se ky është një tregues që marrëdhënia midis Bankës Botërore, popullit shqiptar dhe qeverive të ndryshme shqiptare, ka qenë përgjithësisht një partneritet shumë i suksesshëm. Megjithatë, ashtu siç ndodh me të gjitha marrëdhëniet, ka raste kur gjerat nuk shkojnë mirë. Në këtë pikë, do të doja të flisja pak për ndodhitë e vitit të kaluar, në lidhje me projektin e menaxhimit të integruar të zonës bregdetare", ka hapur diskutimin numri dy i Bankës Botërore, përballë ministrave dhe të Kryeministrit Berisha. "Bankës Botërore i vjen keq që në një inspektim që kishte për qëllim të shikonte nëse Banka u ishte përmbajtur apo jo politikave të saj, dolën deklarata të pabazuara kundër veprimeve të qeverisë me këtë projekt. Procesi i panelit të inspektimit nuk heton në asnjë mënyrë veprimet e klientëve tanë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të interpretohet si i tille. Për më tepër, nuk pati asnjë provë për korrupsion, në mënyrë që Departamenti për Integritetin Institucional të Bankës të kryente hetime të mëtejshme. Pra, përfundimisht, duhet të pranojmë që banka ka bërë gabime në këtë projekt", theksoi Le Houerou. Sipas tij, po punohet në mënyrë që të sigurohet se kjo nuk do të ndodhë më në të ardhmen, qoftë këtu, apo në ndonjë vend tjetër. I pranishëm në mbledhje, Kryeministri Sali Berisha sqaroi se këto probleme janë qartësuar përfundimisht dhe se lidhur me këtë projekt qeveria ka zbatuar me luajalitet marrëveshjen me Bankën Botërore.
Projekti
Projekti i BB-së menaxhimit të integruar të zonës bregdetare është bashkëfinancuar edhe nga shumë donatorë të tjerë. Nisi në vitin 2005 dhe synonte të ndërtonte një terminal pasagjerësh në portin e Sarandës, një vend për groposjen e mbetjeve urbane në zonën turistike përgjatë bregdetit të jugut, projekte të vogla për ndërtimin e ujësjellësve dhe kanalizimeve të ujërave të zeza në të gjithë këta fshatra, si dhe menaxhimin ambiental të zonës përmes urbanizimit të planifikuar.
Debatet
Menaxhimi ambiental i zonës së Jugut përmes urbanizimit të planifikuar ka qenë edhe çështja më e debatuar dhe më e kundërshtuar nga banorët e zonës ku do të zbatohej projekti i Bankës Botërore. Kjo për faktin e vetëm se ata e shihnin atë si pararendës për koncesione fshatrash turistike apo si mjet për të caktuar se në tokën e kujt do të ndërtohet dhe jo si një projekt që do të t’i jepte një zhvillim shumë të madh të gjithë zonës së bregdetit të Jugut.