Rritet defiçiti tregtar, pasojë e rritjes së eksporteve

Deficiti tregtar i vendit thellohet edhe pse eksportet janë rritur. Rritja e deficitit tregtar ka ardhur si pasojë e nivelit më të lartë të importeve në krahasim me eksportet përgjatë muajit maj. Sipas specialistes së tregtisë me jashtë, Alma Mezini, eksportet janë rritur me 7.5 përqind në krahasim me një muaj më parë ndërkohë që importet kanë pësuar rritje me 11.5 përqind.
Edhe pse kriza ekonomike ka përfshirë dy vendet tona fqinje Italinë dhe Greqinë ato vazhdojnë të jenë partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë. Tregtia me vendet e BE është 64.8 përqind. Tregtia me Italinë është 35.8 përqind, ndërsa me Greqinë është 8.1 përqind.