E Shtunë, 31 Tetor 2026

Startoi sot Java e Kultures dhe Historise se amerise

Ka nisur sot Java e Kulturës dhe Historisë së Çamërisë. Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi, ka deklaruar se pas një beteje të gjatë të qarqeve antishqiptare, çështja çame është më e fortë se kurrë dhe se e ka fituar luftën me kohën. Zoti Idrizi tha se “Drejtësi për Çamërinë” është motoja e kësaj jave. 
Kreu i forcës politike që mbron interesat e popullsisë shqiptare të Çamërisë ka deklaruar se asgjë nuk është më e rëndësishme se çështja çame.
Gjatë këtyre ditëve do të zhvillohen aktivitete të shumta, të cilat do të kulmojnë me ngritje e varrezave monumentale të Kllogjerit dhe marrshimin e heshtur drejt Qafë Botës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›