E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksportuesit shqiptarë interes për tregun gjerman

TIRANË- Eksporteusit shqiptarë po kërkojnë tregje të reja për të shitur produktet e tyre, në një kohë kur gara në rajon për thithjen e investimeve të huaja dhe gjenerimit të burimeve të vazhdueshme të financimit të ekonomive tashmë është hapur. Gjermania është tregu i radhës ku prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve kanë kthyer vëmendjen, duke përfituar edhe nga interesi i investitorëve gjermanë për ballkanin.

“E vlerësoj si një hap shumë të rëndësishëm edhe konkretizimin e projekteve të huaja për të hyrë seriozisht edhe në tregun gjerman, duke krijuar kapacitete të reja jo vetëm në rritjen e kapaciteteve prodhuese por edhe duke intensifikuar bashkëpunimin teknik dhe financiar në funksion të ideve dhe projekteve të reja”,- tha Nasip Naco, Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Italia dhe Greqia janë partnerët kryesor tregtarë të Shqipërisë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, me Italinë realizohet 39.7 për qind e eksporteve dhe 28 për qind e importeve, ndërsa me Greqinë, eksporti është 4 përqind dhe importi 12.2 përqind.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Eksportuesit shqiptarë interes për tregun gjerman

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›