21 janari, mbi tryezë 2 mundësi për kryerjen e eksperimentit
14/04/2011 Momentalisht medota e spangos dhe reze lazerit, mund të venë në jetë eksperimentin
Asnjë konfirmim për skemën kompjuterike 3D, hetimi drejt përfundimit
TIRANE-Zbardhja e tre vrasjeve dhe 7 plagosjeve në demostratën e 21 janarit, ka sjellë jo pak dilema për sa i përket hetimit të plotë të kësaj çështje dhe identifikimit të autorëve. Një nga këto dilema momentalisht vazhdon të jetë në tryezën e diskutimit mes hetuesve amerikanë dhe atyre shqiptarë, kryerja e një eksperimenti për të përcaktuar drejtim e personave që kanë qëlluar mbi demonstruesit Hekuran Deda, Aleks Nikaj dhe Faik Mytaj. Lidhur me këtë çështje dje në prokurorinë e Tiranës ishin të pranishëm hetuesit amerikanë, të cilët zhvilluan një takim me grupin hetimor. Mësohet se palët kanë folur mbi mënyrat e kryerjen se këtij eksperimenti, ndërkohë që burime pranë grupit të hetimit thanë se momentalisht mbi tavolinë janë vetëm dy mënyra për realizimin e këtij eksperimenti. E para lidhet me kryerjen e eksperimentit nëpërmjet teknikës së tërheqjes së spangos si dhe mundësia e dytë ka lidhje me zhvillimin e tij nëpërmjet teknikës së rreze lazerit. Këto dy mundësi janë mënyrat që janë përdorur gjatë kësaj periudhe edhe nga ekspertët kriminalistikë shqiptarë, ndërkohë për sa i përket kryerjes së eksperimentit nëpërmjet skemës kompjuterike 3D, ende nuk dihet me saktësi nëse një gjë e tillë do kryhet apo jo nga amerikanët. Teknika e tërheqjes së spangos cilësohet në kriminalistikën e kohëve moderne një teknikë e vjetër, por që policia dhe prokuroria shqiptare vazhdon ta aplikojë këtë medotë në dhjetëra ngjarje kriminale. Mirëpo në kushtet e një ngjarje siç është ajo e demostratës së 21 janarit, duket se teknika e spangos nuk “pi ujë”. Kjo për shkak se vendi i krimit është i pafavorshëm për zhvillimin e kësaj metode, si dhe disa nga viktimat e 21 janarit, kanë marë plagën nga poshtë lart. Pra plumbi në momentin që ka hyrë në trup ka pësuar një ngritje me disa milimetra. Ashtu si me medotën e spangos dhe asaj të rreze lazerit, mund të përcaktohet vetëm drejtimi i ardhjes së plumbit por jo pozicioni i gardistit që ka qëlluar me armë. Sipas burimeve, grupet e zjarit të Gardës së Republikës kanë qënë të pozicionuar në disa drejtime rreth godinës së kryeministrisë. Nëpërmjet dy metodave, ka shumë mundësi që të përcaktohet grupi i zjarit, por sipas ekspertëve është tepër e vështirë të përcaktosh gardistin që ka qëlluar. Në këto kushte, duket se prokuroria e Tiranës është përpara dilemës nesë me eksperimentin do të arrijë të hedhë dritë mbi vrasjet e 21 janarit, apo duhet ta kryejë atë thjesht për ta administruar në dosje si provë shkresore. Kjo mbetet të shihet në kohët në vashdim, pasi momentalisht grupi i hetimit ka përfunduar të gjitha veprimet hetimore, ndërkohë që vetëm çështja e eksperimentit ka mbetur pezull. E Qyno
Metoda e spangos
Kjo lloj mënyre përdoret mbi 70 për qind të rasteve të ngjarjeve kriminale. Ajo është hedhur si ide për tu përdorur dhe në ngjarjet e demostratës së 21 janarit, ku prokurorët shqiptarë pretendojnë se mund të hedhin dritë mbi vrasjet e plagosjet. Nuk dihet me saktësi se cili do jetë rezultati por ekspertë të institutit shprehen se kjo metodë është e dështuar.
Metoda e reze lazerit
Përdorimi i medotës së reze lazerit ka hyrë në kriminalistikën shqiptare pas viteve 1990. Kjo medotë është praktikuar në qindra dosje hetimore. Mirëpo duke parë mënyrën e ekzekutimit dhe pozicionimit të efektivave të gardës, specialistët e institutit shprehen tepër dyshuar, lidhur me konkluzionet që do serviren nëpërmjet kësaj mënyre.