Rrihet në komisariatin e Tepelenës, i dhunuari kallëzon në prokurori e oficerin e policisë

49 vjeçari Bexhet Serjani pretendon se është rrahur me karrige dhe shkop gome
Një tjetër episod i dhunshëm në dëm të qytetarëve, rëndon mbi uniformat blu të Qarkut të Gjirokastrës. Bexhet Serjani, 49 vjeç, nga Gjirokastra, është rrahur me mjete të forta në ambientet e brendshme të Komisariatit të Policisë së Tepelenës nga policë dhe civilë. Viktima e rrahjes shtazarake ka denoncuar në Prokurorinë e Gjirokastrës dhunuesin kryesor që është Argjir Çela funksionar në Policinë e Tepelenës dhe personat e tjerë të cilët kanë qenë aktivë gjatë rrahjes në ambientet e brendshme të Policisë së Tepelenës. E veçanta është se i gjithë episodi i dhunshëm ndaj Bexhet Serjanit, ka ndodhur nën prezencën e shefit të Komisariatit të Policisë së Tepelenës Enver Meçe dhe aq më tepër në ambientet e brendshme të policisë çka është e kundërligjshme. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Tepelenës ku Argjir Çela, oficer policie komandant i Policisë së Rendit është konfliktuar me Bexhet Serjanin në një lokal në qytetin e Tepelenës. Shkaku pretendohet se ka qenë sipas Serjanit, thyerja e qëllimshme e xhamit të makinës së tij nga ana policit Argjir Çela disa kohë më parë. I dhunuari Serjani, gjatë kontaktit në lokal dy ditë më parë, i është drejtuar Çelës se nuk dëshironte të takohej pasi kishte thyer me dashje xhamin e makinës. Në këto kushte i nervozuar oficeri i policisë Argjir Çela, ka thirrur dy policë që ishin në makinën e policisë dhe nën dhunë e kanë shoqëruar Serjanin në ambientet e policisë. Këtu fillon dhuna e paparë ndaj 49 vjeçarit me të gjithë mjetet përfshirë shkopin e gomës, me tub hekuri si dhe me një këmbë karrigeje. Bexhet Serjani rrëfen për gazetën SOT se është keqtrajtuar më mjetet e mësipërme në ambientet e izolimit nga Çela dhe nga pesë vëllezërit e tij civilë. Dhuna ka qenë aq e madhe sa që mua më ra të fikët dhe e gjeta veten të përmendur në spitalin e Tepelenës-shprehet Serjani. Në momentin e dhunës Serjani pohon se i kishte kërkuar ndihmë shefit të Komisariatit të Policisë së Tepelenës Enver Meçes por ky i fundit nuk ka reaguar aspak dhe po qeshte ndërkohë që ka reaguar dy policë të tjerë prezent duke kërkuar ndalimin e dhunës. Pasi jam përmendur në spitalin e Tepelenës, mjekët thonin se duhet të shkoja në spitalin e Gjirokastrës për ndihmë më të specializuar-pohon i dhunuari. Gjatë momentit kur unë isha duke më transportuar mjekët në makinën e ambulancës i shtrirë në stilokrevat, vijnë sërish Argjir Çela dhe vëllezërit e tij dhe sërish më gjuajnë ashtu sic isha i shtrirë duke e parë këtë skenë të gjithë infermieret dhe mjeket-shprehet Serjani duke shtuar se gjatë rrugës për në Gjirokastër autoambulanca është kthyer edhe një herë në Komisariatin e Policisë së Tepelenës me urdhër të oficerit të Policisë Argjir Cela dhe sërish duke ushtruar dhunë ekstreme. Pra jam rrahur në mënyrë shtazarake me tre séanca-shprehet për gazetën Bexhet Serjani dikur efektiv policie i liruar nga reforma e 2005. Nga ana e vet 49 vjeçari Bexhet Serjani ka bërë kallëzim penal ndaj oficerit të policisë duke marrë si garanci edhe raportin mjeko-ligjor të konstatuar nga specialistët ku duken qartë shenjat e dhunës në trup. Në trupin e 49 vjeçarit vërehen hematoma në pjesë të ndryshme të trupit, goditje në syrin e majtë, thyerje hunde, plagë në pjesën e sipërme të kokës si dhe dëmtim të këmbës së djathtë. Ndërkaq nga ana e vet policia e Gjirokastrës ka deklaruar se për këtë ngjarje është ngritur një grup specialistësh për hetimin e çështjes ndërkohë që është pezulluar nga detyra oficeri i policisë Argjir Çela. Deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes nga ana e organeve të drejtësisë, oficeri i Policisë Argjir Çela do të jetë i pezulluar-është deklaruar zyrtarisht zëdhënësi i Policisë së Gjirokastrës Gentijan Mullai. Nuk është hera e parë që uniformat e policisë së Gjirokastrës akuzohen për dhunë ndaj qytetarëve apo të akuzuarve për vepra të ndryshme penale në brendësi të godinës së policisë.