E Diel, 1 Nëntor 2026

Barrozo: Integrimi? Do t‘ju mbështesim

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barrozo, uroi dje Kryeministrin Berisha për riemërimin si Kryeministër i Shqipërisë dhe për miratimin e qeverisë së re. Në këtë mesazh Barrozo shprehet në emër të Komisionit Europian për t‘i përcjellë urimet kreut të qeverisë së re për rizgjedhjen e tij si Kryeministër dhe miratimin nga Parlamenti. "Tani që ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit dhe vendi juaj ka aplikuar për anëtarësim në BE, Komisioni Europian beson se qeveria Juaj do të tregojë vendosmëri në përmbushjen e sfidave drejt integrimit europian, veçanërisht në forcimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin e institucioneve demokratike. Komisioni Europian mbetet i përkushtuar në mbështetjen e përpjekjeve të vendit tuaj në këtë proces", tha Barrozo. Sipas tij, "Shqipëria ka dëshmuar vullnet në nxitjen e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›