E Diel, 1 Nëntor 2026

"Qeveria ka meritën e këtyre zgjedhjeve"

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, përmes një deklarate të Përfaqësueses së tij në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, në Vjenë, Carol Fuller, ka përshëndetur qeverinë shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. "Qeveria e Shqipërisë ka meritë për progresin e mirëfilltë në shumë fronte në këto zgjedhje dhe qytetarët e Shqipërisë meritojnë lavdërime për pjesëmarrjen në numër të madh në votim dhe për zhvillimin paqësor dhe me rregull të zgjedhjeve. Rezultati i votës përfaqëson qartë vullnetin e popullit shqiptar", thuhet në mesazh. Misioni i SHBA-ve në OSBE i është referuar edhe raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR. "Qeveria ka bërë një punë të besueshme në zhvillimin e instrumenteve të nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme", thuhet në mesazhin e misionit të SHBA-ve në OSBE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›