KFOR-i dhuron fëmijëve në Prizren çanta shkollore

Prizren, 27 gusht - Të premten, me 27 gusht 2010, ekipi i CIMIC-ut austriak, i dhuroi organizatës joqeveritare „Inciativa 6“ në lagjen „Jeta e re“ të Prizrenit material shkollor, çanta shkollore dhe fletore për një vit të mbarë shkollor. Organizata joqeveritare “Iniciativa 6” angazhohet të përmirësojë nivelin e shkollimit të komunitetit romë, egjiptas dhe ashkali. Pos kësaj, kjo organizatë synon integrimin e fëmijëve të këtyre komuniteteve në sistemin e përgjithshëm arsimor të vendit, si dhe përforcimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve me komunitetet tjera. Pos lagjes “Jeta e Re”, organizata “Jeta e Re” punon edhe në lagjen “Arbana” të qytetit të Prizrenit. Me këtë material shkollor KFOR-i tenton t´u ndihmojë fëmijëve që të kenë një vit të mbarë dhe të suksesshëm arsimor, duke vazhduar pastaj me shkollë fillore, të mesme, e kështu me radhë. Fundja, shkollimi është rruga e vetme drejt çdo suksesi, thuhet në komunikatën e nënshkruar nga Gerhard Horstmann, nënkolonel dhe shef i Zyrës për marrëdhënie me publikun i KFOR-it në Prizren.