E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë: Xi Jinping, lider i ri i vendit

Zyrtarët e Partisë Komuniste të Kinës kanë emëruar edhe zyrtarisht Xi Jinping në postin e sekretarit të përgjithshëm të PK, i cili deri më tani mbahej nga Hu Jintao.

Xi është emëruar edhe si kryesues i Komisionit Qendror Ushtarak, ndërkohë që në mars të vitit 2013pritet të emërohet edhe president i shtetit.

Agjencia kineze e lajme, Xinhua, njoftoi të enjten se numri i anëtarëve të Komitetit të Politbyrosë, që konsiderohen zyrtarët kryesorë në Kinë, është reduktuar nga nëntë në shtatë.

Në deklaratën e tij të parë, Xi theksoi se liderë e ri kinezë do të luftojnë për “një jetë më të mirë” për të gjithë njerëzit e vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›