E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basel mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Pas debutimit të shkëlqyeshëm në fanellën e Baselit, Granit Xhaka është shumë i lumtur pasi arriti të realizojë gol në ndeshjen e tij të parë me kampionin e Zvicrës ndaj ekipit Debreceni, në rrethin e tretë preliminar të Ligës së Kampionëve.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që në ndeshjen e parë gjërat kanë shkuar kaq mirë. Dua të zhvillohem në Bazel”, ka thënë Xhaka në një intervistë dhënë të përditshmes zvicerane, Blick.

Edhe pse Basel ende nuk e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, talenti me prejardhje nga Kosova ka thënë se Kampioni i Zvicrës mund ta fitojë ligën më prestigjioze evropiane.

“Unë isha pjesë e përfaqësueses U-17 të Zvicrës, e cila fitoi kampionatin Botëror. Në futboll gjithçka është e mundshme, Basel mund ta fitojë Ligën e Kampionëve”, ka thënë 17-vjeçari, i cili realizoi gol vetëm katër minuta pasi u inkuadruar në lojë.
Ndërsa trajneri i Baselit, Thorsten Fink, ka lavdëruar talentin kosovar. Mirëpo, ai ka paralajmëruar 17-vjeçarin që gradualisht do ta inkuadrojë në ekipin e parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›