Basesku dhe minoritetet në Shqipëri
Mentor Nazarko
Mesazhi i fundit i Presidentit rumun Basesku në lidhje me njohjen e vllehëve si pakicë kombëtare, hap shumë dilema mbi qasjen që ka patur dhe do ketë Shqipëria, ndaj pakicave në përgjithësi dhe arumunëve në veçanti. Por dhe mbi të ashtuquajturin proces të liberalizimit të vizave, që në Ballkan përfundon me shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës. Të dy këto çështje janë të lidhura me njëra-tjetrën siç do të dëshmohet në këtë shkrim. Po e nis me çështjen e parë.
Basesku, një politikan i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë, praktikisht është i pari syresh që artikulon publikisht një kërkesë të tillë. Kush ka informacione diplomatike e di se kjo çështje është ngritur në kontaktet shtetërore të dy vendeve prej një kohe të gjatë. Nga ana tjetër periodikisht në sytë e autoriteteve tona, të rinj me origjinë të vërtetë arumune ose jo, kanë përfituar bursa studimi në shtetin tradicionalisht miqësor me shqiptarët, dhe madje gati-gati mund të flitet për një lob rumun në administratën tonë. Por nëse më parë, kur Rumania nuk ishte vend anëtare e BE-së, kjo çështje ngrihej jo publikisht, bashkë me historinë e një prone rumune në Sarandë, falur prej Zogut historianit të madh Jorga, tani është ndryshe. Rumania nuk ka frikë më të pretendojë përkatësinë kombëtare të komunitetit arumun shqiptar. Pra në këtë qasje publike të Rumanisë, ka ndikuar pikërisht hyrja e saj në BE, dhe mospasja frikë prej Greqisë, një shtet i cili gjithashtu ushtron ndikimin e vet mbi komunitetin arumun, siç u duk dhe me reagimin përgënjeshtrues ndaj Baseskut prej Kristo Goçit dje. Komuniteti arumun, më saktë një pjesë e tij, janë rreshtuar në dy shoqata kryesore, njëra që i referohet Rumanisë, dhe një tjetër që i referohet Greqisë, dhe që madje është pjesë përbërëse e partisë greke PBDNJ. Siç mund të imagjinohet deri më sot “përkatësia greke” ka qenë më tërheqësja për shkak të vizave, pensioneve, që janë dhënë me tepri, veçanërisht në zonën e Korçës. Ndërsa Rumania ofronte vetëm bursa të vogla për të rinjtë që deklaroheshin si rumunë të Shqipërisë, në pamundësi për të afruar diçka më shumë si Greqia. Ndaj nuk ishte rastësor reagimi i z. Goçi, i cili madje është drejtues në të ashtuquajturin Komitet Shtetëror të minoriteteve, ku s’merret vesh se ç’bëhet, sa minoritete regjistrohen apo përmasat e tyre. Një përplasje e ngjashme në truallin tonë zhvillohet dhe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, për të ashtuquajturin komunitet maqedonas apo bullgar të goranëve. Bullgaria duket “vend amtar” më tërheqës për ta, për shkak të anëtarësisë në BE, pasaportave më të vlefshme që mund të ofrojë, etj.
Përtej kontekstit historik të këtyre përplasjeve, faktit se individë të komunitetit arumun të Shqipërisë kanë qenë ndër figurat më të shquara të Rilindjes sonë kombëtare, ajo që mbetet sot është indiferenca e Shqipërise në drejtim të bllokimit të këtyre prirjeve, që kanë në thelb shkombëtarizimin e shqiptarëve. Qeveritë tona kanë toleruar pa marrëveshje shtetërore dhënien e bursave në rrugë private për individët që deklaroheshin si rumunë, apo ka lejuar dhënien e pensioneve, të kartave të homogjenëve, duke toleruar ndryshimet e emrave për ata që janë deklaruar si grekë. Kjo miopi e të gjitha qeverive dikur do të ketë pasoja siç u tregua dhe sot. Megjithë faktin se t’i pranosh si rumunë pjesëtarët e komunitetit vllah të Shqipërisë, duket më pak e rrezikshme, praktikisht ne jemi dëshmitarë se indiferenca që i ka karakterizuar qeveritë shqiptare të kohës së tranzicionit, dikur shpaguhet. Ne jemi dëshmitarë të fuqisë tërheqëse të pasaportës së një vendi apo të një tjetri, që ka viza të liberalizuara apo është vend anëtar i BE-së, për individin e varfër shqiptar. Sepse pasaporta e një vendi anëtar të BE-së do të thotë status të respektuar, liri lëvizjeje, heqje telashesh në radhat e gjata për viza.
Mbërritëm te fjala kyçe “viza”. Liberalizimi i vizave është një hap shpëtimtar që do të frenojë këtë erozion kombëtar të popullit shqiptar nga të gjitha anët: nga grekët, maqedonasit, bullgarët, rumunët, dhe deri diku dhe serbët siç u duk me kërkesën e Jeremiçit për Metën në lidhje me minoritetin serb në Shqipëri. Këtë e tregon dhe shembulli i Maqedonisë, e cila nga ana e vet gjithashtu e ka vuajtur këtë presion prej bullgarëve. “Brenda një viti kemi dhënë 10 mijë pasaporta bullgare, dhe 60 mijë të tjerë prisnin në radhë”, thotë në një raportim të një agjencie lajmesh, ambasadori bullgar në Maqedoni. Ndërsa sot “që shtetasit maqedonas mund të lëvizin të lirë në Evropë- sqaron një ndërmjetës maqedonas për marrje pasaportash bullgare,- askush nuk i bie më telefonit tim”. Liberalizimi i vizave, kriza greke që mund të shkaktojë reduktimin e pensioneve të famshme për të ashtuquajturit minoritarë në Korçë, Himarë apo në bregdet, do të bllokojë me siguri këtë prirje të shqiptarëve për të ndërruar kombësinë e tyre. Ndoshta do të sjellë një dukuri tjetër negative- rendjen e kosovarëve për të marrë shtetësinë shqiptare, por efektet në përgjithësi janë më shumë pozitive. Pse është negative kjo prirje e pritshme e kosovarëve? Sepse kur të përfundojë regjistrimi i popullsisë në Kosovë do t’i krijonte argumente shtesë serbëve për të thënë, se një pjesë e mirë e atyre që deklarohen si shqiptarë janë “shtetas të Shqipërisë”. Prandaj çështja e liberalizimit të vizave dhe për Kosovën është gjithashtu me rëndësi kombëtare të jashtëzakonshme. Kështu do të bllokohet një prirje tjetër negative- rendja e shqiptarëve për të marrë pasaportë të Republikës së Serbisë.
Si përfundim, jemi dëshmitarë të faktit se liberalizimi i vizave jo në grup shtetesh, por veç e veç ka krijuar efekte perverse, që mund të konsiderohen si ndryshim i hartës etnike të Ballkanit. Politika Shengen ka krijuar për Europën më shumë probleme sesa ka mbyllur. Mungesa e ndjeshmërisë kombëtare të autoriteteve tona, do t’i bëjë këto probleme që nesër të shfaqen më me forcë. S’ka çudi që do të kemi dhe reagim grek për vllehët apo reagim publik bullgar e maqedonas për pakica të tyre në Shqipëri. Ama të gjithë janë bashkë kur vjen puna për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike.