Ramiz Alia dhe seksi i engjëjve
Dashnor Kokonozi
Gjithnjë si i trembur, kokulur, rrallëherë në rreshtin e parë, si i sikletosur, me një buzëqeshje të pandryshuar në dhjetëravjeçarë, me një vështrim pa shprehje dhe me një zë që nuk mori kurrë karakteristikat e një burri, Ramiz Alia kishte të gjitha tiparet e duhura për të mos treguar kurrë personalitetin e tij të vërtetë. Produkt i tipik i një ideologjie kriminale dhe i përshtatjes së vazhdueshme ...që duhej t’i bënte karakterit të vet për të mbijetuar në perimetrin më të afërt të Enver Hoxhës, Ramiz Alia nuk mund të mos paraqitej i tillë edhe në librin e fundit që sapo botoi, “Jeta ime”. Sindroma e konfuzionit, moskoherencës dhe stresit post-traumatik që shfaq në to, nuk është thjesht shprehje e asaj se ideologjikisht, ai duhet parë si një fëmijë i traumatizuar, që gjithë jetën ka bërë gjumë të shqetësuar dhe problemi më i madh që ka pasur ishte që të gjente mënyrat që qetësonte ankthet e veta. Ky shpjegim do të ishte shumë i thjeshtë, siç do të shohim edhe nga një fakt i vetëm. Origjina e inkoherencës dhe impotencës së tij për të treguar qoftë edhe një herë tiparet e një burri shteti, ka shkaqe më të frikshme.
Në vështrim relativ, ai në pesë vitet që ndenji në pushtet e dëmtoi dhe e la Shqipërinë më mbrapa se sa vetë Enver Hoxha në dyzet vjet. Kjo për faktin se Shqipëria e Enver Hoxhës ruajti prapambetjen e saj të njohur konstante në raport me vendete tjera komuniste, por jo më shumë. Edhe në oborrin e «revizionistëve» orët kishin ngecur për shumë dekada pas. Përkundrazi, koha kur Ramiz Alia mori pushtetin përkon me fillimin e një lëvizjeje progresive në gjysmën e globit. Vendet komuniste i hapin hapësira Perestrojkës dhe nisin të lëvizin në mendësi, të evoluojnë, të organizohen dhe krijojnë institucione të reja. Pikërisht këtu shohim se distanca që ruante Shqipëria, prapambetja e saj në raport me to nisi të bëhej gjithnjë e më e madhe se më përpara. Dhe kjo falë paaftësisë së Ramiz Alisë, që edhe pas vdekjes së Hoxhës kurrë nuk mori tiparet e një burri shteti dhe kurrë nuk guxoi të dilte nga rrethi me shkumës, që i kishte diktuar mentori i tij.
Sot Ramiz Alisë, siç kuptohet nga ky libër, i ka mbetur vetëm naiviteti për të besuar se historia do të modulohet sipas versioneve të ngjarjeve që jep ai. Harron se edhe jashtë këtij libri fyes për nivelin nën intelektual që shfaq, njerëzit kanë 40 vjet që e dëgjojnë dhe nuk prisnin që ai të dalë më përfundime të tjera për ato ngjarje që lanë gjurmë gjaku në trupin e Shqipërisë.
Sikundër teologët bizantinë bënin debate se cili duhej të ishte seksi i engjëjve, ndërkohë që trupat osmane ishin dukur para Portës së Artë të Kostandinopolit, edhe Ramiz Alia nxori teorinë se Shqipëria nuk është as Lindje e as Perëndim. Kur të gjitha vendet ish-komuniste nxituan të bëhen anëtare të institucioneve demokratike, Ramiz Alia thërriste për vazhdimësinë e politikës mesjetare të Enver Hoxhës, gjë që në mënyrë të pashmangshme do të shkaktonte padurimin dhe madje, urrejtjen e mijëra e mijëra vetëve, urrejtje, që tani drejtohej jo vetëm kundër politikës shtetërore, por, fatkeqësisht, edhe kundër gjithçkaje që lidhej me atë vend. Me paaftësinë për të lëvizur dhe paraprirë ngjarjet, Alia vrau shpresën se Shqipëria mund të përparonte. Askush nuk kishte më besim në të ardhmen e tij. Në këtë mënyrë Alia i bëri dhuratën më të hidhur vendit, detyroi mijëra e mijëra vetë të shpërthejnë drejt… mureve të ambasadave, porteve, aeroporteve, telave me gjemba. Zhgënjimi i thellë, si pasojë e ngurtësisë së tij politike, informacionet që vinin për poetë që vareshin në Kukës, për familje që vriteshin përgjatë brezit kufitar, të gjitha këto ishin shenjat e padiskutueshme të anijes që po mbytej, por ku nuk gjendej kapiteni qorr i romaneve, që këndonte i dehur e pinte rum, por Ramiz Alia që fliste për vazhdimësinë e politikës së Enver Hoxhës.
Nëse me naivitet ai tregon se me këtë libër kërkon të vërë pak makijazh në portretin e tij prej udhëheqësi të formatit të xhepit, gjithçka nuk mbyllet këtu. Disa fakte të reja tregojnë se shërbimet e tij ndaj Enver Hoxhës i tejkalojnë së tepërmi ato çka mund të bëjnë “shokët e armëve”, për njëri-tjetrin. Kemi të bëjmë me shokë krimi të mirëfilltë.
Ndërkohë që flet për vetëvrasjen e M. Shehut, ai në këtë libër përsërit versionin e njohur se si shkoi te Enver Hoxha, që e gjeti duke ngrënë mëngjes dhe si i dha lajmin. Sipas tij, Hoxha u habit dhe pyeti përse ai e bëri këtë. Më tej edhe Alia ka refleksionet e veta, që nuk ka ngurruar t’i përsërisë edhe nëpër intervista. Sipas tij, nuk ishte parashikuar asgjë e keqe për Shehun, se pritej që atë ditë ai të bënte autokritikë dhe gjithçka do të mbyllej me kaq. Alia na siguron me këmbëngulje se M. Shehu do të ishte gjithnjë anëtar i Byrosë Politike dhe Kryeministër i vendit. Le ta besojmë Alinë për një çast. Ndërkohë shohim se këto ditë doli edhe një libër me kujtime i Agron çobanit, ish-drejtor i Radiotelevizionit Shqiptar. Në këtë libër, gazetari i njohur flet për atmosferën që mbretëronte në Tiranë para vetëvrasjes së Shehut dhe jep dy fakte tepër interesante. Ai tregon se si Ramiz Alia e thërret në zyrë atë dhe drejtorin e Kinostudios dhe ndërsa çobanit i kërkon llogari përse kishte përmendur emrin e Fiqerete Shehut në kronikat e lajmeve të një nate më parë, drejtorin e Kinostudios V. Zallëmin, e porosit prerë të ndërpriten menjëherë xhirimet e një filmi ku skenarist ishte i biri i Kryeministrit të vendit, Bashkim Shehu. Për një vendim kaq të rëndë ai nxjerr një pretekst kot, por gjithsesi, porosit të ndërpriten përfundimisht dhe jo të pezullohen.
Para një fakti të tillë të panjohur më parë, duket se fshihet e vërteta e vrasjes apo vetëvrasjes së ish-Kryeministrit të Shqipërisë. çobani thotë “e vetëvranë” dhe nuk duket të jetë larg. A do të guxonte vallë Ramiz Alia, që jo vetëm një herë ka folur për vështirësitë dhe komplekset e gati frikën që ndjente para Shehut, të urdhëronte që të shoqes së këtij të fundit të mos i dukej portreti nëpër televizione? Që të birit të Kryeministrit t’i ndërpritej përfundimisht xhirimi i një filmi, i miratuar më parë? Do të ndërmerrte ai hapa kaq të rëndë po qe se vërtet do të ndodhte ajo që thoshte ai, pra që edhe të nesërmen e mbledhjes së Byrosë Politike, Mehmet Shehu do të ishte përsëri Kryeministër dhe anëtar i Byrosë Politike?
Para këtyre fakteve a mund të vazhdojë të besohet ende versioni i butë i ngjarjeve që jep Alia?
Në këto kushte nuk mund të mos mendohet se ishte parashikuar që Shehu të mos jetonte më as edhe një ditë më shumë, se përndryshe i takonte Ramiz Alisë të gjente vrimë e të futej. Dhe jo për reprezalje të Shehut, por për akte të rënda joligjore që ndërmerrte. Por, Alia, duke bërë atë hap, duke censuruar Fiqereten dhe realizimin e skenarit në fjalë, që deri atëherë kishte kushtuar jo pak, ka pasur siguri të forta që orët e Shehut ishin të numëruara.
E pakta gjë që mund të mendohet ka qenë arrestimi i tij në mbledhjen e pritshme të Byrosë Politike. Plotësisht i ndërgjegjshëm për këtë (njerëzit në pikat kyçe, ku mund të pikonte informacioni, nuk i mungonin), Mehmet Shehu ka zgjedhur rrugën e vetëvrasjes.
Kjo histori e trishtë tregon se Ramiz Alia në rastin më të mirë, ka qenë njeriu i ngarkuar të kryejë punët e ndyra të Enver Hoxhës dhe në rastin më të keq, ai i merrte vetë përsipër ato për të siguruar mbijetesën e tij.