Basha - “PS jo politikë, të kontribuojë”
Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha i ka bërë apel dje opozitës që të solidarizohet me situatën e banorëve të zonave të përmbytura në veri të vendit, ndërsa dënoi aktin e turpshëm të kreut të PS, Rama, i cili po instrumentalizon politikisht këtë fatkeqësi natyrore. “Politika mbaron tek buza e ujit, por fatkeqësisht, kjo nuk është e vërtetë për zotin Rama”. Ai theksoi se “edhe pse premtoi se nuk do ta përdorte situatën e krijuar në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës për motive politike, këtë punë po bën deri tani. Nëse zoti Rama është i sinqertë në ofertën e tij për të punuar së bashku për këtë prioritet madhor, që është përballimi i pasojave të përmbytjes dhe riaftësimi i situatës, atëherë nga ana jonë e ka rrugën të hapur”, u shpreh ministri Basha.