Ministria: KESH, eksporti me tender
Nertila MahoSituata në kaskadën e Drinit po stabilizohet dhe prurjet kanë shkuar drejt rënies. Këto detaje i ka bërë të ditur dje zv.ministri i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Leonard Beqiri dhe Drejtori i Kabinetit të kësaj ministrie, Ilir Ciko. Një nga pikat ku u ndal më shumë zv.ministri Beqiri ishte ajo e akuzave që i bëhet KESH për korrupsion me eksportin e energjisë. “Opozita ecën me parimin shpif, shpif se diçka do mbetet. çështja e eksportit nga KESH bëhet me tender dhe për vendosjen e çmimit merret si referencë bursa greke”, shtoi ai. Ndërkohë që lidhur me situatën detajet i ka dhënë drejtori Ciko, i cili theksoi se në Hidrocentralin e Vaut të Dejës shkarkimet dje kanë rënë nën 2000 m3/sek, ndërsa prurjet në Hidrocentralin e Fierzës mateshin rreth 650 m3/sek, pra me një tendencë rënie. “Ne kemi vënë në dispozicion të zonave të përmbytura edhe repartin e inspektim shpëtim të minierave që është një strukturë e specializuar për ndërhyrje në raste të tilla”, deklaroi Ciko, ndërsa ftoi biznesin për t’i ardhur më tepër në ndihmë banorëve të këtyre zonave. Po kështu ai vuri në dukje se Ministria e Energjetikës po bën të pamundurën përmes specialistëve të saj në terren, që situata të jetë nën kontroll. Të njëjtën gjë ka pohuar edhe kryetari i Këshillit Mbikëqyrës të KESH, Pjetër Dema, i cili informoi se dy ditë më parë një grup i përbërë nga disa specialistë ka kryer një inspektim në gjithë kaskadën e Drinit. “Dy ditë më parë në orën 08:00 kemi qenë në Fierzë. Ju garantoj se situata është në kontroll, si për sa i përket gatishmërisë së pajisjeve, edhe balancimit të prurje-shkarkimit” tha Dema. Më tej, ai u ndal te çështja e dëmtimit të Urës mbi Drin, për të cilën theksoi se problemi bëri që shkarkimet nga Fierza të ndaleshin për 20 minuta, derisa u bë riparimi dhe më pas gjithçka ka vijuar normalisht. Duke vlerësuar gatishmërinë e specialistëve, ai tha se pavarësisht situatës së vështirë, KESH ka arritur të prodhojë energji në kuota rekord, që nuk janë njohur më parë. SITUATA DJE DERI NE 18:00FierzaPrurjet 720 m3/sNiveli i liqenit 291.2 metraNiveli maksimal 296 metraDerdhjet 1120 m3/sTurbinat në punë 4 KomaniPrurjet 360 m3/s(anësore)Niveli i liqenit 171.38 metraNiveli maksimal 175 metraDerdhjet 1730 m3/sTurbina në punë 4Vau i DejësPrurjet 390 m3/s (anësore)Niveli i liqenit 74.26 metraNiveli maksimal 76 metraDerdhjet 2150 m3/s Turbina në punë 5Ulëz-ShkopetPrurjet 200 m3/s (anësore)Niveli i liqenit 127.49 metraNiveli maksimal 128.10 metraDerdhjet 244 m3/sTurbina në punë (4)(2)