Topi sot takim me Farudin Hoxhën
Presidenti i Republikës, Bamir Topi pritet të zhvillojë sot në ora 11:00 një takim me prof.dr Farudin Hoxha, për të diskutuar në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet. Burime pranë Presidencës bëjnë të ditur se takimi është thirrur nga kreu i shtetit, për t’u njohur nga afër edhe me situatën në Hidrocentralet e kaskadës së Drinit, ku vetë Hoxha ka qenë edhe një nga ndërtuesit e hidrocentraleve. Inxhinier Hoxha disa ditë më parë duke komentuar situatën me përmbytjet kërkoi që politika t’ia lërë këtë çështje ekspertëve dhe të mos përzihen në lidhje me shkarkimin e ujërave nga plotat.