Topalli - “Rama kërkoi mort, por nuk e gjeti”
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli i është kundërpërgjigjur akuzave të kreut të PS-së në lidhje me përgjegjësinë e qeverisë për situatën e krijuar nga përmbytjet. “Ka njerëz në këtë vend që lindin më shpresën që të shohin vetëm morte dhe e bazojnë karrierën e tyre në to. Edhe pse ka ardhur në Shkodër pas dhjetë ditëve ai mbeti i zhgënjyer se nuk gjeti asgjë nga këto. Unë që e njoh këtë zonë dhe njoh problemet që kjo zonë ka pasur në dekada nga përmbytjet, për shkak së është e rrethuar nga uji, nuk kam parë ndonjëherë një menaxhim, vullnet politik dhe sens përgjegjësie më të madhe”, tha Topalli. Ajo shtoi se “kësaj radhe masat parandaluese kanë qenë ato që kanë bërë që të mos jemi në gjendje katastrofe si Britania, Franca, etj”.