Basha: Akuzat e Del Ponte trillime dhe absurditete
Libri i ish kryeprokurores Karla Del Ponte është i përbërë nga trillime dhe absurditete.
ADI SHKEMBI
Tirana zyrtare ka reaguar dje për herë të parë, lidhur me akuzat që bëhen në librin e Del Ponte, sipas së cilës në veri të Shqipërisë, gjatë luftës në Kosovë rreth 300 ushtarëve serbë, përpara se të vriteshin u janë marrë organet dhe u janë trafikuar në perëndim. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm bullgar, kreu i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha është shprehur se këto akuza janë jo vetëm të pamoralshme, por edhe të dënueshme. “Shprehim keqardhjen që një ish-kryeprokurore ndërkombëtare, e cila ka pasur të gjitha mundësitë të kryejë hetime apo t’i shfrytëzojë, nëse do të ekzistonin fakte të tilla, në seancat gjyqësore gjatë proceseve në Gjykatën e Hagës, shkruan sot një libër me trillime e absurditete, që janë jo vetëm të pamoralshme, por edhe të dënueshme penalisht. Po ashtu, shprehim indinjatën tonë që trillime të tilla, po përdoren nga qarqe të caktuara për të delegjitimuar luftën e drejtë të popullit të Kosovës, pavarësinë e saj, si dhe për të njollosur imazhin e shqiptarëve në tërësi, në Kosovë dhe në Shqipëri”, u shpreh dje Basha. Sipas tij “Shqipëria i është përgjigjur menjëherë kërkesës së autoriteteve kompetente ndërkombëtare (2003-2004), për të kryer hetimet e nevojshme, pikërisht në zonën për të cilën pretendon Del Ponte, si dhe ka ofruar bashkëpunimin e saj gjatë këtij procesi. Rezultatet e hetimeve të kryera nga hetuesit ndërkombëtare dëshmuan se nuk ka as edhe një fakt të vetëm që vërteton akuzat e ngritura kundër shqiptarëve”. Më tej sipas Bashës, këto qarqe antishqiptare, të nervozuar nga roli konstruktiv lidhur me pavarësinë e Kosovës përpiqen të sajojnë fakte të paqena, për të krijuar situata të pafavorshme.
“Kosova kujdes nga provokimet”
Kreu i diplomacisë shqiptare, Basha tha dje se, Kosova duhet të bëjë kujdes nga provokimet e qarqeve radikale serbe. Sipas tij: “Ne vlerësojmë se provokimet e qarqeve radikale janë rreziku më i madh, me të cilin ndeshet qeveria dhe shteti kosovar. Por, besojmë se gjakftohtësia, maturia dhe vetëpërmbajtja me të cilat shoqëria dhe institucionet e Kosovës i janë përgjigjur këtyre provokimeve, janë rruga e vetme për të vazhduar më tej. Rënia pre e provokimeve është pikërisht ajo që kërkojnë armiqtë e stabilitetit dhe paqes në rajon dhe kundërshtarët e Kosovës së pavarur”.