E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, braktiset foshnja 10-ditëshe

VLORE – Braktiset në derën e jetimores foshnja 10-ditëshe.

Fëmija i katërt që nga fillimi i vitit është bërë pjesë e këtij institucioni pas braktisjes nga prindërit. Mbrëmjen e së martës, foshnja e seksit mashkull është lënë në derën e jetimores në qytetin e Vlorës. Të qarat e tij janë dëgjuar nga roja, i cili e ka kuptuar menjëherë se bëhej fjalë për një fëmijë të braktisur, siç kishte ndodhur dhe disa herë më parë. Punonjëset e Shtëpisë së Foshnjës janë kujdesur për të, duke e ngrohur dhe ushqyer, ndërsa më vonë fëmija i është nënshtruar analizave mjekësore. Mjekja e institucionit u shpreh se foshnja ka ende me vete numrin e shënuar në maternitet, si shenjë dalluese për të mos u ngatërruar me fëmijët e tjerë, i cili korrespondon me atë të nënës. Kjo shenjë dhe gjurmët që mund të jenë lënë në rrobat e fëmijës pritet që të çojnë hetuesit në identifikimin e nënës.             q.b
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›