Prioriteti i qeverisë “Berluskoni”, lufta kundër emigracionit
Fryma anti-emigrim e “fytyrës” së re të qeverisë Berluskoni, mund t’i kushtojë shumë shqiptarëve ende pa dokumente, kthimin në shtëpi.
Kryeministri i ri i Italisë, i zgjedhur për herë të tretë në zgjedhjet e parakohshme italiane, Silvio Berluskoni, ka vendosur theksin e politikës së tij të re në luftën kundër emigracionit, kryesisht atij ilegal. Një pjesë të konsiderueshme të votave për fitoren e tij i dedikohen “La Lega del Nord”, (Ligës së Veriut), një parti me nota të theksuara anti-emigracionit. Domosdoshmërish, Berluskoni do të ndikohet nga pikëpamjet e kësaj partie, pa votat e së cilës nuk mund të ketë koalicion fitues. Ndërkohë që përgatitet për të zgjedhur kabinetin e tij, Berluskoni ka komentuar mbi politikën e emigracionit, një program i cili pritet të lërë të pakënaqur me miliona njerëz nga e gjithë bota, që kanë gjetur strehë në Itali, ndër të cilët edhe qindra mijëra shqiptarë. Anëtarë të Ligës së Veriut kanë njoftuar se do të marrin postet kyçe në kabinetin e Kryeministrit Berluskoni, ndër të cilët pritet edhe Ministria e Brendshme italiane. “Ne kemi nevojë për më shumë pastrim të emigrantëve ilegalë dhe më shumë polici”, deklaroi kështu Roberto Maroni nga Liga e Veriut, me theks anti-emigracionit. Anëtarët e koalicionit të Berluskonit kanë pranuar, se bazë e politikës që do të ndiqet tashmë në Itali, do të jetë një frymë më e ashpër në luftën kundër emigracionit, për të cilin vetë kryeministri i ri i Italisë, 71-vjeçari Berluskoni, ka dhënë vlerësimin si fenomen që është “armë kriminale në duart e djallit”. Maroni, i cili mund të jetë i piketuari i Berluskonit për Ministrinë e Brendshme, tha se, “Italia ka nevojë për një sigurim më të fortë kundër një krimi si emigracioni, shpesh klandestin”, ka cituar ai në “Corriere della Sera”.