Shkodër, projekt për banesat sociale
SHKODER – Specialistë austriakë do të provojnë eksperiencën e tyre në fushën e strehimit social në qytetin e Shkodrës.
Sipas tyre, në bashkëpunim me pushtetin vendor do të nisë zbatimin projekti për 100 apartamente, kostoja e të cilave do të jetë e përshtatshme për shtetin si dhe për qytetarët që do të paguajnë një qira tepër të ulët. Për të diskutuar mbi mënyrën e funksionimit të këtij investimi, deputetë austriakë kanë vizituar Tiranën dhe Shkodrën, duke takuar dhe drejtues vendorë. “Edhe pse për shoqërinë shqiptare ndërtimi i banesave sociale është diçka e re, mendoj që investimi në një fushë të tillë do të bëjë të mundur shërimin e një plage të rëndë, por të trashëguar në fushën sociale siç është ai i strehimit”, pohoi kryebashkiaku Lorenc Luka. Nga eksperienca në Mal të Zi, kostoja e ndërtimit ishte 450 euro/m2, ndërsa qiraja mujore 2 euro/m2. Parashikohet që kostoja në vendin tonë të jetë më e ulët. r.d