NATO në Kosovë, raport për takimin e majit në Berlin
Një delegacion nga Asambleja Parlamentare e NATO-s ka vizituar dje Kosovën për të zhvilluar takime me liderët e institucioneve, me qëllim hartimin e një raporti për Kosovën.
Ky raport do të diskutohet në takimin e NATO-s në Berlin, i cili është planifikuar të mbahet në muajin maj. Delegacioni ka zhvilluar takime me presidentin Fatmir Sejdiu, kryetarin e Kuvendit, Krasniqi dhe zyrtarë të lartë të qeverisë së Kosovës. Kreu i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Michael Clapham, nga Britania e Madhe, pohoi se delegacioni po qëndron në Kosovë në kuadër të përgatitjes së një raporti, i cili do t’i shërbejë kësaj instance për takim në muajin maj, i cili do të mbahet në Berlin. Por, ai nuk sqaroi detaje të tjera lidhur me këtë raport. “Ne jemi këtu për të dëgjuar dhe mësuar. Ne duam t’i dëgjojmë pikëpamjet e presidentit për sa i përket të ardhmes së Kosovës. Ne do të përgatisim një raport për Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që do të përgatitet si lloj drafti në takimin e Berlinit në maj”, tha Clapham duke shtuar se pas këtij takimi do të kalohet në një takim të Asamblesë Parlamentare në vjeshtën e këtij viti, kur dhe pritet të ratifikohet raporti. Kreu i këtij delegacioni tha se është i kënaqur me faktin që gjendja e sigurisë edhe pas shpalljes së pavarësisë, mbetet e garantuar nga trupat paqeruajtës të KFOR-it. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se roli i NATO-s në Kosovë ka një rëndësi të veçantë dhe kërkoi dhe mbështetjen e NATO-s për formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. “Delegacioni i NATO-s u njoftua për zhvillimet, pavarësinë e Kosovës dhe për ecjen tonë të suksesshme krahas sfidave që kemi edhe qëndrimin tonë për vazhdimin e prezencës së NATO-s në Kosovë, rolin e saj të jashtëzakonshëm dhe për ecjen e Kosovës për të qenë anëtare e NATO-s në të ardhmen, krahas ndërtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në parametrat e duhura të rëndësishme të NATO-s”, tha Sejdiu. Pas kalimit të fazës tranzitore, KFOR-i dhe NATO-ja, pritet të ndihmojnë Kosovën edhe në ngritjen e forcës së saj të sigurisë, sipas pakos së Ahtisarit.