I dehuri plagos gruan me pushkë
ELBASAN - Një 61-vjeçar u ndalua nga policia e Elbasanit, pasi qëlloi me pushkë ndaj bashkëshortes së tij.
Burime të policisë bënë të ditur se, Veli Beqiri nga Elbasani ka qenë në gjendje të dehur kur mbrëmjen e së martës ka hyrë në shtëpi dhe ka marrë armën e zjarrit. Me të ka nisur të qëllojë në mënyrë të papërgjegjshme, duke bërë që plumbat të lëndojnë të shoqen 56-vjeçare, Sh.Beqiri, e cila kishte rënë për të fjetur. Dy prej plumbave të pushkës e kanë qëlluar në krah gruan. Ajo është dërguar nga familjarët e saj drejt spitalit të qytetit dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale është jashtë rreziku për jetën. I shoqi ka rënë në pranga, duke u izoluar në komisariatin e policisë. Sipas policisë ai rezulton me precedent penal, pasi është dënuar dhe më parë për plagosje, duke vuajtur 3 vjet heqje lirie. a.k