E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha, Al-Orabi: Më shumë investitorë egjiptianë në Shqipëri

Shqipëria synon thithjen e investimeve egjiptiane në fushat me interes reciprok, si në transportin detar, energjitikë dhe në turizëm. Për këtë marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Egjiptit u konfirmuan dje gjatë takimit që ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, pati me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme për Çështjet Ekonomike dhe Ndërkombëtare të Republikës Arabe të Egjiptit, Mohamed Al- Orabi dhe ambasadoren e Republikës Arabe të Egjiptit në Tiranë, Amina Imam. Ministri Basha pasi i uroi ambasadores Imam mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e saj, vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe u ndal në klimën favorizuese që ka Shqipëria për thithjen e investimeve egjiptiane në fushat me interes reciprok, si në transportin detar, energjitikë dhe në turizëm.

Pasi pasi evidentoi rolin e qeverisë shqiptare si një faktor stabiliteti e paqeje në rajon, ministri Basha vlerësoi gjithashtu edhe rolin e Egjiptit në procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Duke informuar për procesin e deritanishëm të njohjes së Pavarësisë së Kosovës, gjë që i shërben sigurisë dhe stabilitetit në rajon, ministri Basha shprehu dëshirën për një njohje sa më të shpejtë të pavarësisë nga Egjipti. Bashkëbiseduesit diskutuan për vizitën e pritshme të ministrit të Punëve të Jashtme të Egjiptit në Tiranë, si dhe për zhvillimet më të fundit ndërkombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›