Topalli: Gratë në politikë, si shenjë e rritjes së demokracisë
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, organizoi dje në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë një takim me gra deputete nga parlamente të vendeve të Ballkanit ,nga Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, nga lëshoi një mesazh të fortë për përfshirjen e gruas në politikë. Në atë takim, ku merrte pjesë edhe ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch, Topalli deklaroi se rritja e grave në politikë, do të thotë rritje e emancipimit, rritja e së drejtës dhe demokracisë në shoqëri. “Pjesëmarrja e grave në vendimmarrje në fakt, në nivele të një përfaqësimi më të lartë, së pari është një çështje e së drejtës, së dyti është një çështje emancipuese, së treti është një çështje e demokracisë. Po të shohim në të gjitha institucionet do të vërejmë me kënaqësi se, duke filluar që nga gjimnazet, ku numri i vajzave është më i lartë se numri i djemve, rezultatet e vajzave janë të shkëlqyera, rezultatet e tyre në studime janë më të larta sesa të djemve. Po të vazhdojmë me universitetet, numri i vajzave të reja është i kënaqshëm, i mrekullueshëm është rezultati i tyre”, - deklaroi Topalli. Gjatë këtij takimi Topalli u falënderua nga ambasadori i OSBE-së për angazhimin e saj, njëkohësisht ajo mori përgëzimet edhe të mjaft grave parlamentare të Ballkanit. Mes tyre, ishte edhe parlamentarja e njohur kosovare, Flora Brovina, e cila mbështeti iniciativën e kryetares Topalli.
Topalli mbyll vizitën në Bullgari, takon Kryeministrin Stanishev
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka mbyllur vizitën e saj disaditore në Bullgari ku është takuar edhe me mjaft personalitete të larta të shtetit bullgar. Topalli pati një takim të zgjeruar me Kryeministrin bullgar, Sergej Stanishev, i cili i shpreh kryetares shqiptare përgëzimet për arritjen e Shqipërisë në integrimin e vendit drejt Perëndimit. “Unë isha në Shqipëri dhe pashë numrin e madh të investimeve. Edhe në Bullgari ka shumë investime të huaja, duke qenë i pari vend në botë për investime të huaja për numër popullsie, por do të dëshironim dhe jemi të interesuar për rritjen e prezencës së investimeve bullgare në vendin tuaj”, - deklaroi Stanishev. Nga ana e saj, Topalli falënderoi palën bullgare për mbështetjen e saj, për ratifikimin e MSA-së dhe Protokollit të NATO-s. “Vendi juaj ka qenë ndër të parët që ratifikoi MSA-në Shqipëri-BE dhe po ashtu, jeni në 7 vendet e para që kanë ratifikuar Protokollin e Anëtarësimit në NATO. Ju na keni dhënë mbështetjen në dy objektivat tona madhore, duke kontribuar jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin”, - tha kryetarja e Kuvendit. Gjatë vizitës në Bullgari, Topalli u takua edhe me ministrin e Jashtëm, Ivajlo Kalfin, dhe me zëvendëspresidentin Angel Marin.